DYLON

Digjet vetura e Ismet Beqirit

Avatar photo Redaksia

Vetura e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, është djegur krejtësisht sot në orët e para të mëngjesit. Vetura e tipit Passat ka qenë e parkuar para banesës së Beqirit në Prishtinë. Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin dhe për të kryer hetime.
Lajmin e ka konfirmuar vetë shefi i GP-së të LDK-së, Ismet Beqiri.

“Po sot rreth orës 04:30 të mëngjesit më është djegur vetura e cila është përdorur për nevojat e Grupit Parlamentar të LDK-së. Jam njoftuar nga fqinjët se është duke mu djegur vetura dhe kur kam dalë jashtë e kam parë duke u djegur”, ka thënë Beqiri.

EkoHigjiena

Beqiri këtë akt e ka cilësuar si kriminal dhe ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin.

Ai ka theksuar se sipas organeve të hetuesisë po dyshohet se vetura i është djegur me koktej molotovi.

Beqiri ka thënë se këto banda kriminale duhet ndaluar sa më parë pasi që kështu po rrezikohet siguria e qytetarëve.

Veturat deri tash i janë djegur, Familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

http://www.rtklive.com/?id=7&r=61875

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.