(2LONLINE) – Qyteti i Gjilanit është i bukur dhe modern, duket si një metropol, sidomos gjatë ditëve të verës dhe natën. Fotografia del SUPER! Ke dëshirë ta shpërndash këtë foto Gjilan CITY rreth e rrotull nëpër portale interneti. Po kjo gjendje ndryshon ditëve të pranverës, apriori, si sivjet, ashtu edhe si viteve tjera.
Me sa di unë, sa pushtete kanë ardhur dhe kanë shkuar po te rrethi sa herë kur bie shi na shfaqet papritmas “brana” i thonë; “Brana e rrethit”( gjendet te lagja e vjetër e qytetit!). Kjo pamje ja prishë imazhin qytetit tonë, vështirë e kam ti bëjë LIKE edhe në facebook! Frikohemi se na shohin qytetin anë e këndë botës. Dhe, si thuhet “Ra ky mort e u pamë”!
Njëherë ishte kohë thatësie dhe gjithë ju gjuan Shpend Ahmetit, për të ja nxënë kryet ngushtë se kryeqyteti nuk paska ujë të pijshëm. Uji shikohej si gjë e shtrenjtë, urimet ishin: Inshalla ke ujë me pi! A po ke me çka të lahesh? Luta i fitoj zgjedhjet dhe shumë u gëzuan njerëzia, këtu pari. Por në këto kohë vërshimesh ashtu si par-ardhësit e tij pak punuan ose fare hiq, në mënyrë që mos të na shfaqet brana në mes të qytetit! Pra po mendoj se nuk bënë punë që të evitohet formimi i branave në qytet.
Edhe këto ditë si viteve tjera, befasë ja behu brana! Edhe ma keq ishte ditë feste për besimtarë katolik, festa e pashkëve. Njerëzia u morën me urime dhe përshëndetje, me vizita kishash dhe miqsh. Personalitetet shtetërore ishin të nxënë me vizita protokollare. Ose thënë më mirë nuk ishin askund, ose ishin duke udhëtuar me eskorta policës e limuzina allafrënga. Pra ishin tuj fluturue për hava. Ata kanë kohë edhe të merren me reklamë nëpër kopshte fëmijësh dhe stane bagëtish. E duke e pare nevojën e një politikani magjik, thash prej zori: Hee.. me pas Gjilani një kryetar të Komunës si Prishtina i kishim parë politikanët e Gjilanit në aksion si në kryeqytet..!Unë nuk i pash, e ju ai i patë?
Shpendi është i ri dhe ka mësuar shumë edhe prej këtyre dembelëve, pleqve, të vjetër dhe të ri. Tanimë kur pothuajse e gjithë Kosova, duke përfshi sidomos kryeqytetin dhe fshatrat përreth, si dhe komunat tjera Gjilani, qendra e vjetër, pastaj shumë fshatra me rrethinë, janë vërshuar nga uji duke krijuar një gjende emergjente. Udhëheqësit komunalë mbetën si të shtangur. Ikën skutave, shtruan mense dhe ja krisën rakisë e qejfit, duke harruar gjendjen reale. Ata gjysmë të dehur than; përkundër dëmeve që janë shkaktuar, e kanë pranuar dhe e thanë me plotë “Zë”, se falë këtyre reshjeve kanë arritur të kuptojnë dalë-ngadalë gjendjen e infrastrukturës në qytete dhe vende urbane.
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në stilin e politikanit pragmatik, vero-perëndimor, nuk ndejti duar-kryq. Tek Shpendi u pasqyrua primati i politikanit shërbëtor i votuesve, respektivisht i qytetarëve. Shpend Ahmeti dhe VV ka dhënë tashmë shembuj si duhet të sillen në raste të tilla, të tjerët duhet ti përvjelin mëngët dhe tu ikin temenave nëpër festa dhe ahengje, nëpër konferenca shtypi dhe ndeja private. Mirëpo po të bëhesh SHPEND duhet të kesh edukatën familjare, do të duhej të rritesh në një frymë liberale, të shkollohesh në Amerikë ne Harvard, të kesh një ide për veten dhe vendin tënd!
Shpendi këto ditë ishte NON-STOP ne aksion, krijoi ekipin që është formuar enkas për këtë gjendje, ju përvjel punës me lopatë në dorë e me bager, qëndroi në shi e në stuhi. Ne shikuesit ose votuesit e shihnim atë në ekran, dhe thonim: Oh sa mirë, krejt i njollosi rrobat, katin dhe përsërisnim si me ironi; Po hajt more hyn brenda e mos u mërdhi përjashta! Ky dosti u mërdhi po së paku u përkujdes gjithë këto ditë për qytetarët dhe pronat e tyre, si në mbrëmje ashtu e deri në orët e hershme të mëngjesit. Pra këtë shembull do të duhej ta praktikonin edhe kryetarët e komunave tjera, aty ku ka patur vërshime. Natyrisht gjithë institucionet e shtetit dhe krerët e qeverisë lokale dhe qendrore do të duhej të ishin në gjendje gatishmërie..!
Në këtë stil, tanimë lind pyetja a po e din Luta sa është sahati? Shtypi raportoi se kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, paska deklaruar se tashti po vlerësohet gjendja dhe Task-Forca e thatësisë tashti po merret me vërshimet. Në këtë hov kryetari i komunës z. Haziri ka deklaruar se Gjilani i është drejtuar Ministrisë dhe i është dorëzuar projekti për rregullimin e shtratit të lumit Morava e Binçës, i cili mbulon komunën e Gjilanit dhe atë të Vitisë.
Paramendo tash si reagon niveli qendror, sigurt e lë Luten me duar në Xhepa e vetëm e vetëm me u pa dështimi i udhëheqjes së komunës nga LDK, ndërsa pak ju intereson gjendja dhe halli i qytetarëve. Kjo pra është gjendja kur secili punon në krye në veti dhe për interesa klanore partiake qysh me ardhur e qysh me qëndrua ma shumë në pushtet..! Një rreth vicioz…një, siç i thuhet në gjermanisht.”Teufelskreis”! /2lonline/
/Zejnullah Jakupi/