/2L ONLINE/ – Tani e tutje, shqiptarët që jetojnë në Zvicër, por edhe në vendet tjera përreth, por edhe të tjerë, do të kenë mundësi të jenë pjesë e ngjarjeve të mirëfillta kulturore, koncerteve të ndryshme ku publiku do të ketë mundësi të argëtohet e kënaqet me muzikë cilësore, me artistë me emër e të dëshmuar për cilësi.
Kështu shprehet për Portalin 2L ONLINE, Fatmir Haziri, drejtues i Kompanisë “Differente show”, sipas të cilit tani e tutje kjo Kompani do të organizojë ngjarje kulturore, koncerte të ndryshme, ku do të performojnë artistë e grupe të njohura.
Haziri sqaron faktin se publiku mund ta kuptojë edhe nga vet fjala “differente”, se tan ie tutje do të ofrohen ngjarje krejt ndryshe, ku fokusi është vlera me të cilën duhet edhe të identifikohet komuniteti shqiptarë në Zvicër por edhe gjetiu.
“Fatkeqësisht një pjesë e komunitetit është zhyt në muzikë tallave dhe pa vlera me të cilën ne nuk duam të identifikohemi dhe se jemi angazhuar që ta shpalosim vlerën e vërtetë të muzikës sonë dhe ta perkrahim atë që për ne është e mirë. Do të japim maksimumin që mysafirët tanë të kënaqën në ato ambiente dhe me muzikën që do të ofrohet për ta”, ka thënë Haziri.
Ai ka përmendur disa këngëtar e grupe si “Jericho”. Alban Skenderaj, Shpat Deda, Dren Abazi, Linda Hakaj, Art Abazi , e disa të tjerë, për ët cilët mendojnë se komuniteti që e adhuron muzikën që e prodhojnë kjo kategori është lënë anash dhe nuk po i jepet hapësirë, por “Differente show” , do të përkujdeset që të kemi tani e tutje muzikë të mirëfilltë shqip.
“Këtë vit, koncerti i parë do jetë me Alban Skenderaj, “Jericho”do të na nderon m e koncerti ne dytë, për të vazhduar tutje deri tek koncerti i fundit që do të jetë një befasi për publikun. Jemi në kontakte të vazhdueshme, edhe me artistë e grupe të njohura nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga diaspora, por për hir të korrektësisë nuk do të përmendi tani emra konkret, deri sa të definohen datat dhe vendi. Po punojmë edhe me artistë të rinj që janë në Zvicër, qe merren me muzikë cilësore. që edhe ata të kenë mundësinë ta performojnë veten”, ka thënë ndër tjerash, Fatmir Haziri nga“Differente show” .
Përndryshe, nga viti i ardhshëm ai ka premtuar se do të kemi nga dy ngjarje të tilla muzikore në muaj, ku njeri gjithsesi do të jetë Rock shqip, pra për adhuruesit e këtij zhanri muzikor. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/