Dieta për të pastruar mëlçinë

Nëse dëshironi të pastroni mëlçinë nga toksina, atëherë duhet të hiqni duhanin, nuk duhet të pini alkoolin, por ujin, duhet të hani me ngadalë dhe në dietën tuaj duhet të përfshini disa bimë. Ja se cilat janë ato…

Mëlçia është përgjegjëse për metabolizmin e ushqyesve dhe për nxjerrjen e substancave toksike të gjeneruara nga trupi. Gjithashtu, ajo kryen shumë funksione jetësore për një sjellje të drejtë dhe të balancuar të trupit të njeriut. Ndaj mëlçia është një organ që kërkon kujdes dhe vëmendje.

Një ekuilibër i mirë është forca e çfarëdolloj gjëje dhe trupi njerëzor nuk bën përjashtim. Në jetën e përditshme ka disa faktorë që krijojnë një çekuilibër dhe si pasojë një akumulimin të toksinave dhe mbeturinave, me vështirësi të mëvonshme sekretimi. Disa ushqime dhe disa substanca kanë këtë kapacitet kontaminimi, ndaj është e nevojshme të ndihmojmë mëlçinë duke eliminuar toksina me sjellje të shëndetshme, sidomos me pjesën e ushqyerjes.

Hani me ngadalë

Ngrënia e ngadaltë duke u përtypur gjatë favorizon tretjen dhe në këtë mënyrë lehtëson asimilimin e ushqyesve dhe pastrimin e ujit. Besojini fitoterapisë (mjekësisë bimore) dhe zbuloni se si të luftoni dispepsinë (keqtretjen) dhe të vjellat.

Shmangni duhanin dhe alkoolin

Për t’u shmangur domosdoshmërisht janë duhani dhe alkooli, që kanë pak ushqyes dhe gjenerojnë shumë toksina, duke mos favorizuar një proces metabolik korrekt.

Pini shumë ujë

Pirja e mjaftueshëm e ujit do t’ju ndihmojë që të nxirrni jashtë trupit toksinat nëpërmjet urinës dhe djersës.

Ushqimet e mira për mëlçinë

Ka ushqime që nxisin metabolizmin e duhur të ushqyesve duke promovuar funksionimin e duhur të mëlçisë. Ato janë:

Vaji i ullirit

Sipas ekspertëve, një konsumim i moderuar i vajit të ullirit kontribuon në mirëfunksionimin e mëlçisë, duke favorizuar thithjen e ushqyesve thelbësorë.

Karçiofi

Kjo bimë ka substanca që nxisin detoksifikimin e mëlçisë. Karçiofi përmirëson edhe procesin e tretjes dhe ai është një aleat perfekt për të qëndruar në formë.

Hudhra

Është bima (nëse mund ta quajmë kështu) më gjithëpërfshirëse për një detoksifikim të mirë. Falë përbërësve të saj, ajo favorizon heqjen e toksinave, përveç metaleve të rënda të pranishëm në organizëm, veçanërisht merkurin.

Perimet me gjethe jeshile

Spinaqi dhe rrepat, për shembull, përmirësojnë funksionin e mëlçisë, sidomos atë që përfshinë eliminimin e përbërësve toksikë dhe metaleve të rënda.

Panxhari

Është një nga perimet që ka veti të mëdha, ndër të cilat spikat ajo antitumorale dhe aftësia e tij për të përmirësuar procesin e tretjes. Përveç kësaj, panxhari largon toksinat nga mëlçia.

Rrepka

Favorizon rigjenerimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij, si edhe mirëfunksionimin e mëlçisë.

Luleradhiqja

Gjemb gomari ose luleradhiqja është bimë mjekësore që ndihmon pastrimin e mëlçisë duke “riparuar” qelizat e prekura nga toksinat. Pasi eliminon këto të fundit atëherë ndikon në funksionimin e drejtë të mëlçisë.

KOMENTE