DYLON

Diaspora shqiptaro-amerikane mirëpritet vizitën zyrtare të ministrit Mehaj në SHBA

Diaspora shqiptaro-amerikane mirëpritet vizitën zyrtare të ministrit Mehaj në SHBA
Avatar photo Redaksia

Pas vizitave në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vazhduar takimet me diasporën shqiptaro-amerikane, duke filluar me vizitën në Shoqatën e parë Shqiptare në SHBA, respektivisht Federatën Panshqiptare “Vatra” në New York.

Me këtë rast, udhëheqësi i Federatës, z. Elmi Berisha, ka shprehur falënderimet më të larta për vizitën e pare të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në SHBA, si mundësi e shkëlqyeshme për të rritur komunikimin dhe ndërveprimin diasporën shqiptare.

EkoHigjiena

Ky komunikimi do të mundësoj ruajtjen e fuqishme dhe shumë të nevojshme të lidhjes me Atdheun , si dhe për të vlerësuar mundësitë për ofrimin e kontributit edhe më të madh në politikat zhvillimore si dhe përfshirjen në proceset e rëndësishme të forcimit të rolit të Republikës së Kosovës në aspektin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në kauzën kombëtare të përpjekjeve në luftën për liri, çlirimin , lirinë , pavarësinë si dhe ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë.

Ai Përveç që njoftoi ata me rezultatet e takimeve paraprake në nivelet më të larta shtetërore vendimmarrëse amerikane, siguroi ata se do të jenë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për realizimin e vizionit dhe synimeve të përbashkëta kombëtare, posaçërisht në forcimin e mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes dhe atyre ekonomik.

Të pranishmit shprehën interesimin shumë të lartë me pyetjet e tyre adresuar ministrit Mehaj duke shprehur emocionet dhe potencuar fuqishëm vizitën e Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si ngjarje e jashtëzakonshme për vendin dhe kombin në përgjithësi. /2LONLINE.com/

FOTO

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.