Tradicionalisht, komuniteti i diasporës nga Gjilani, në masë, festat e fundvitit preferon të i kalojë pranë familjarëve dhe në qytetin e tyre të origjinës. Sidoqoftë, si pasojë e pandemisë, shpërthimit të valës së re në vendet e BE’së, si dhe kufizimeve së lëvizjes, do të testojë traditën e tyre.
Për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, do të kërkohet nga kontrollet police dëshmia e vaksinimit, ose testin negativë, nëse nuk kanë certifikatë të vaksinimit, rikujton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, përmes një postimi plotësues në facebook.
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes Pikave Kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore, theksohet në njoftim.
Për më tepër, në masat anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 1 dhjetor, thuhej se çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
– Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19), thuhej në vendim. /2LONLINE/