DYLON

Diaspora është e Kosovës!

Diaspora është e Kosovës!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Arsim Kastrati

Diaspora nuk është e asnjë partie politike, ajo ka qenë dhe do t’mbetet krahu i djathtë i familjes, shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

EkoHigjiena

Edhe Serbia ka pas tentuar ta luaj lojën e saj me diasporën e Kosovës po si ka dalë mirë.

Gatdi se gjysma e familjarëve të kosovarëve të sotëm jetojnë në Europën Perëndimore dhe pushimet i kalojnë në Kosovë, si pjesa dërmuese e Shqiptarëve në Ballkan, me ç’rast një pjesë e mirë e fitimeve të tyre harxhohet këtu në vendlindjen e tyre, në vendlindjen prindërve e të gjyshërve të tyre, duke e ndihmuar në këtë mënyrë ekonominë e vendit, aq sa jodashamirëve të Kosovës gjithnjë iu ka penguar e iu pengon edhe sot.

Këta familjarë tanë marrin pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të Republikës së Kosovës, duke vepruar edhe në këtë aspekt, me vullnetin dhe qëllimin e mirë për përparimin e kësaj republike të shenjtë për të gjithë Shqiptarët gjithandej.

A do të ishte më mirë që diasporës t’i caktohet një numër ulësesh në parlament dhe ajo t’i kandidojë e votojë njerëzit tanë nga gjiri i saj në diasporë, apo të vazhdojë e të votoj sipas mënyrës së tanishme, kjo përveç se është çështje e një reforme të përgjithshme elektorale aq të nevojshme për shtetin e Kosovës, është edhe një çështje jo pak e rëndësishme për vet diasporën dhe hallet e saj, si në vendet ku jeton e punon pjesën më të madhe të kohës ashtu edhe në vendin ku vije për pushime, e më shpesh.

Ma merr mendja se një numër i caktuar i deputetëve të diasporës në Parlamentin e republikës, që do të angazhohej shumicën e kohës për hallet e diasporës, do të ishte edhe një grup parlamentar shumë i nevojshëm për tejkalimin e ngërçeve të padëshirueshme në punën e parlamentit dhe jo vetëm.

Sido që të jetë, diaspora jonë e ka tagrin që askush s’mund t’ia mohojë, që të interesohet dhe angazhohet për çështjet dhe fatin e shtetit tonë të përbashkët dhe mashtrohen të gjithë ata që mendojnë se ajo vepron symbyllas dhe sipas interesave të ngushta klanore e partiake!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.