Fëmijët mund kenë diarre akute ose kronike. Shkaqet mund të jenë bakteriale, virale, parazitare, medikamentoze, çrregullime funksionale dhe ndjeshmëria ndaj ushqimeve.
Infeksioni viral prej rotavirusit është shkaku më i shpeshtë tek fëmijët, i cili mund të shkaktojë diarre që ndalon brenda 3-9 ditësh.
Medikamentet që përdoren për trajtimin e diarresë tek të rriturit mund të jenë të rrezikshëm në qoftë se përdoren tek fëmijët. Diarreja tek fëmijët mund të mjekohet vetëm nën ndjekjen e mjekut.
Tek fëmijët, diarretë e ashpra që zgjasin 1-2 ditë mund të çojnë në dehidrim. Për shkak se fëmija mund të vdesë nga dehidrimi brenda pak ditësh, trajtimi kryesor tek fëmijët është rehidrimi.
Duhet të çoni fëmijën tek doktori në qoftë se vihet re një nga shenjat e mëposhtme:
materialet fekale me gjak ose qelb ose në ngjyrë të zeza
temperaturë mbi 38.5 gradë Celsius
mospërmirësim të situatës pas 24 orësh.