DYLON

Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot në Alpbach të Austrisë, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, zonjën Catherine Ashton, me të cilën bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit, si dhe procesin e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Jahjaga dhe Baronesha Ashton vlerësuan rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së, që do të ndihmojë të dyja vendet në procesin e përafrimit me BE-në dhe do t’i kontribuojë paqes dhe stabitetit në rajon, si dhe do të lehtësojë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun, sepse e sheh si të vetmen mënyrë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, por tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut në Bruksel duhet të zbatohen në plotëni. Ajo tha se zbatimi i marrëveshjeve duhet të ndihmojë edhe në qarkullimin e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo tha se me krijimin e institucioneve të reja të vendit do të krijohen të gjitha kushtet për vazhdimin e dialogut.

Presidentja Jahjaga tha se perspektiva evropiane për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit duhet të jetë e hapur, sepse kjo do të ndihmojë edhe në përmbushjen e reformave të brendshme. Ajo tha se Kosova ka shënuar një hap përpara në rrugën evropiane përmes inicializimit të MSA-së, por theksoi nevojën e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, që do t’u ndihmojë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së sikur të gjithë qytetarët e tjerë të vendeve të rajonit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, zonja Catherine Ashton tha se rajoni i Ballkanit, përfshirë Kosovën, ka shënuar përparime në vitet e fundit, por duhet ende punë për të përmbushur standardet e kërkuara në procesin e integrimit. Ajo tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, meqë kjo do t’u ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.