Shkruan: Hysen Këqiku
NË VEND TË HYRJES
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova doli me popullatë 95 përqind analfabetë. Në atë numër të madh analfabetësh nuk mund të gjendej ndonjë individ me shkollë të kryer për kulturën muzikore, pos instrumentalistëve autodidaktë me instrumente popullore si kavall, fyell, çifteli e ndonjë tjetër.
Në vitin 1948, në Prizren u hap shkolla e mesme e muzikës nga e cila dolën kuadrot e para të këtij profili. Nga Gjilani dhe Anamorava, nga ajo shkollë, dolën kuadrot e para si: Selman Vokshi Isa jakupi, Xhevat Ismajli, Izet Kallaba, Zekë Isufi e ndonjë tjetër. Numri i muzicientëve të shkolluar u rrit edhe më shumë pas hapjes së shkollës së mesme të muzikës dhe të shkollës së mesme të normales në Prishtinë. Nga këto dy shkolla profesionale për mësimdhënie doli gjenerata e dytë: si Demir Krasniqi, Sami Piraj Nikollë Ukaj, Shyhrete Hasani, Bajram Osmani, Esat Shkodra, Bajram Behluli, Hazir Krasniqi e të tjerë, të cilët iu rrekën punës me zell e përkushtim në aspektin pedagogjik, në krijimtari dhe interpretim. Pas daljes së këtyre kuadrove të shkolluara u themeluan shumë Shoqëri kulturore e artistike, ansamble të ndryshme e sholla të cikleve të ndryshme, duke filluar që nga fëmijët e filloreve e deri edhe të atyre të të rriturve. Në Gjilan, në vitin 1979 u hap shkolla për arsimimin muzikor fillor, e cila kontribuoi aq shumë sa numër i madh i fëmijëve me talent dhe prirje për muzikën, ia mësynë kësaj shkolle nga e cila buronin jo vetëm tinguj të këndshëm që shtriheshin tej, por ata njëkohësisht bënin thirrje të të gjithë atyre që ruanin në shpirtin e tyre talentin dhe dashurinë e artit muzikor.
Vlen të theksohet se Shkolla për arsimimin muzikor-fillor me profesorët e tyre të zellshëm kontribuan aq shumë sa mbrenda një decenie u pasuruan po thuaj të gjitha shkollat fillore dhe të mesme me kuadro të zellshme dhe entuziaste.
Vargu i kuadrove, të cilët e filluan shkollimin në këtë nismë, këtu në Gjilanin tonë, është i gjatë por ne do të ndalemi te një talente e cila po shkëlqen me suksese mahnitëse në muzikën, në përgjithësi por talenti dhe përkushtimi i saj është ajo klasikja.
Kjo është Lumnije OSMANI nga Gjilani e cila i arriu majat e sukseseve në fushën e klasikës duke interpretuar veprat e klasikëve botërorë dhe kombëtar.
ECJA BIOGRAFIKE ME SUKSESE NË ARTIN MUZIKOR
Lumnija u lind në Gjilan. Rrjedh nga një familje intelektuale me përkushtim ndaj arsimit dhe kulturës muzikore. Që në moshën 9 vjeçare fillon me mësimet e para të violinës në Shkollën për arsimin fillor muzikor të Gjilanit. Lumnija, qysh në shkollën fillore, me paraqitejt e shumta në violinë, dëshmoi se është duke ia trasuar vetes një rrugë të ndritshme drjet ardhmërisë muzikore. Me të përfunduar të shkollës fillore, regjistrohet në shkollën e mesme të muzikës ”Prenk Jakova” të Prishtinës. Përcaktohet për drejtimin instrumental në klasën e Sihana Badivuku, tek e cila, dy vjet, ndjek mësimet për violinë. Më pas, që nga viti i tretë, vazhdon mësimet për violë në klasën e Blerim Grubit. Pas përfundimit të shkollës së mesme regjistrohet në Universitetin e Prishtinës në Akademinë e Arteve, dega e Muzikës, drejtimi instrumental, ku studion për violë. Nga viti i dytë i studimeve largohet nga Prishtina për të vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesor Arian Paqos.
Pas një pune intenzive Lumnija, në vitin 2006, diplomon në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe merr thirrjen Violiste e dipolomuar. Gjatë studimeve Lumnija, krahas procesit edukativo-mësimsor dhe studimit të violës, merret edhe me veprimtari të tjera muzikore, të cilat, natyrisht, e forconin suksesin e saj në violë.
Çdo kund që mbahej ndonjë seminar apo koncert përmes të cilit, favorizohej mësimdhënia në violë, Lumnija ishte e pranishme aty.
Luminije Osmani interpretoi në shumë manifestime nga të cilat veçojmë:
-Më 1997 mori pjesë në “Takimet e talenteve të reja” që u organizua në Prizren.
-Në vitin 2000, angazhohet në orkestrën simfonike të Kosovës, ku në dirigjimin e Bahri Çelajt, interpretoi veprën e Moxartit “Rekuiem”,
-Ka merrë pjesë në manifestimin “Fëmijët e gëzuar” në Ferizaj,
-Më 2002 mori pjejsë në master-klasë në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës kamertale në Prishinë,
-Në vitin 2004 merr pjesë në master – klasë dhe seminaret që u organizuan në Portroguaro të Italisë,
-Në vitin 2005 mori pjesë në manifestimin “Ditët e muzikës së re” që u mbajt në Tiranë, pastaj në festivalin e krijuesve të rinjë në Tiranë, Shkodër dhe në Durrës.
-Në vitin 2006 mori pjesë në master – klasën “Tirana music festival”, i organizuar në Tiranë,
-Lumnija ka mbajtur master – klasë me ekspert të njohur në Evropë, nga të cilët veçojmë: Volfram Krist nga Gjermania, Vladimir Mendelson nga Italia, Piero Masa nga Italia, Eddy Perpich, nga Italia, Blerim Grubi nga Maqedonia etj.
-Lumnija ka zhvilluar aktivitete si violiste në filharmoninë e Kosovës dhe ka mbajtur mësim në Shkollën e muzikës në Gjilan.
Lumnija ka organizuar edhe solokoncerte si dhe koncerte si anëtare e formacioneve të muzikës kamertale në Festivalin kamerfest – Prishtinë, festivalin “Ditët e muzikës së re” në Tiranë, festivalin remusica – Pristhinë.
Lumnija është aktive edhe në formacione të ndryshme orkestrale si anëtare e rregullt në Filharmoninë e Kosovës dhe orkestrën kamertale “Rexho Mulliq”.
Aaktualisht punon si violiste në Filharmoninë e Kosovës dhe si mësimdhënëse në shkollën e muzikës në Gjilan.
SUKSESI I NJË KONCERTI TË MUZIKËS SERIOZE
Jo pa shkas, por me motivacion të thellë ose thënë më konkret i shtyrë nga suksesi entuziast i koncertit për violë i mbajtur më datën 17. XII. 2015 në sallën e Qendrës “Dom Bosko” në Gjilan.
Që në fillim dua ta ceku se Gjilani ka publik për të gjitha zhanret e arteve të bukura. Gjilani nuk është pa publik shumë të përkushtuar për shfaqje teatrale dhe për muzikë popullore, por se Gjilani ka publik shumë serioz dhe të përkushtuar për muzikën klasike u tregua pikërisht në koncertin e shfaqur nga dy profesioniste dhe talente të përkushtuara të kësaj muzike të Lumnije Osmanit dhe Pranvera Hoxhës në mbrëmjen e 17 dhjetorit 2015.
Në mbrëmjen e kësaj nate mbrenda mureve të Sallës së Qendrës “Dom Bosko” në Gjilan, lihej përshtypja se nuk je në Gjilan por në metropolet europiane dhe të vendeve të avancuara me kulturë muzikore klasike nga se krejt njësoj, të mos e teproj të them më suksesshëm, shtrihej në sallë interpretimi i veprave të autorëve botërorë e kombëtarë duke rrëmbyer zemrat e të gjithë spektatorëve që ishin shtrirë dhe shkrirë në artin që i rrëmbente zemrat e të gjithëve.
Programi i koncertit përbëhej nga veprat e pesë autorëve–kompozitorëve të njohur botërorë dhe kombëtarë. Kështu përmes koncertit të shfaqur nga dy talente të muzikës u shpërfaqën vlerat e sublimuara të kompozitorëve:
-Aleksander Glasunow: “Elegie”
Allegreto
-E. Bloch “Suite Hebraque”
Rapsodie
Processional
Aafirmation
-Enrique Granados: “Danzas Espanolas”
Piano: Pranvera Hoxha: “Bryma”
-Rauf Dhomi “Rondo”
Valton Beqir: “Quasi Kaba”
Duhet thesuar se bartëse e koncertit ishte Lumnije Osmani e shoqëruar nga Pranvera Hoxha me piano.
Rradhitja e pikave programore është bërë sipas një shije të avancuar sepse këtu nuk është marrë si kriter vlera, se vlerë kanë të gjitha veprat, por është bërë një rradhitje e një gradacioni të rritjes së artit dhe emocioneve e cila erdhi në shprehje pikërisht me ekzekutimin e ndjeshëm duke ardhur në shprehje ngritja graduale e emocioneve prej pikës në pikë.
Ekzekutimi i këtyre pikave programore, në mënyrën më të mirë, na bëri të gjithëve të gëzuar sepse prej dashamirëve të muzikës popullore përcjellur me instrumente poashtu popullore, para nesh ekzekuktonin, dy talente shembullore, vepra të mëdha të autorëve klasikë botërorë e kombëtarë.
Autorët e veprave artistike si në pikëturë, skulpturë, muzikë apo edhe në poezi –si mbretëreshë e arteve, i shprehin ndjenjat e veta subjektive për ngjarje dhe përjetime të shumta në jetë. Duke shikuar një pikturë, jo si tjetri, unë zbuloj figura që mua më preokupojnë ose të tilla që unë i shoh. Kështu ndodh edhe me veprat e zhanreve të ndryshme të veprave muzikore. Autori i shpreh ndjenjat me anën e tingujve që lëshojnë notat e rradhitura në kompozicionin e një vepre të kompletuar dhe të shaqur.
Duke e dëgjuar koncertin e Lumnijes dhe duke menduar se vallë parafytyrojnë ngjarje të ndryshme të gjithë spektatorët ashtu si më ngjante mua të udhëtoja me përjetimet që më shfaqeshin nga ndikimi i melodisë që ekzekutohej nga këto dy artiste të mëdha. Unë pyes dhe vetëvetes i përgjigjem se sigurisht melodia aq madhështore e secilës vepër ndikon tek ndjenjat e të gjithëve për të përjetuar ngjarje dhe përjetime të shumta që po të kishte mundësi që ato të shndërrohen në tekste të shkruara do të shfaqej një botë e gjerë si një mozaik i pakufijshëm me lloj-lloj përjetimesh.
Në këto momente, duke u bazuar në kënaqësinë time për një interpretim brilant të Lumnije Osmanit me violë dhe të Pranvera Hoxhës me piano po i paramendoj edhe ndjenjat e shumicës që në ato momente kur interpretohej me aq profesionalizëm dhe talent, më dilnin apo na dilnin përpara pamje ose tabllo nga përjetimet e shumta në ecjet nëpër kohë si në kënaqësi e dëshprim, në gëzim dhe në hidhërim, në ngritje dhe rënie, në fitore dhe në humbje. Nga tingujt e thell që përbëjnë melodinë zbulohet zjarri i dashurisë së humbur apo të përjetuar, zbulohet momenti i ndarjes nga më i dashuri apo e dashura që të përcjell tërë jetën, po kështu udhëtonim me fantazinë që na e afronte muzika e interpretuar me aq subjektivizëm nga dy interprete duke na dalur përpara, po ashtu, pamje të fushave dhe maleve të prrojeve dhe krojeve, të brigjeve dhe shtigjeve, të rrugëve nëpër kërkim të një jete ndryshe nga ajo që e jetonim ose të realizimit të qëllimeve për të na frymëzuar ose për të na shleisë me kënaqësinë që na e afron arti i shpirtit – muzika.
Për shfaqjen e këtij koncerti është zgjedhur Gjilani pasi që ishte vendlindja e Lumnije Osmanit, ku në një ombient të shkëlqyeshëm dhe me shumë spektatorë -dashamirë të muzikës klasike si dhe me një traditë të madhe kulturore nga aspekti im i dëgjimit nga ajo masa e gjerë e dëgjuesve, mund të them se ishte koncert shumë cilësor dhe në nivel të lartë. Ngjyrimet tingullore mjaft interesante të këtyre dy insturmentalisteve të shkëlqyera, njëra me violë e tjetra me piano, e bënë të këndshëm partiturën e tyre, ku ngjyra e tingujve të pasur dhe me vija shumë të qarta melodike, sikur dialogonin në një lojë lirike në logun lojës e të përjetimit.
Askush nuk besoi se kishin kaluar 60 minuta gati-gati pa i hetuar, të mbyllur krejtësisht në rezidencën që ka mundësi të na akomodojë vetëm arti i shpirtit muzika.
Përfundim
Lumnije Osmani është specialiste e violës. Ajo jo vetëm në këtë koncertin që na e mundësoi më 17 dhjetor të vitit 2015, por edhe në koncertet e më hershme, ka shkëlqyer me talentin e saj në ekzekutim dhe në përjetimine asja që e ekzekuton.
Kjo talente e ndjen thellë përgjegjësinë që ka për spektatkorin. Asnjëherë deri tash nuk është vërejtur të del para publikut pa u mishëruar fuqishëm me veprën dhe ekzekutimin e saj.
Është shumë serioze dhe aspak mendjemadhe përkundër sukseseve që i ka regjistruar në përvojën e saj.
E tërë qenja e saj shkrihet me melodinë. Nuk bën lëvizje të tepruara dhe pa i ndihmuar në interpretim dhe përjetimin subjektiv gjë që ia shton edhe më shumë pamjen dhe qëndrimin e saj artistik. /2L ONLINE/