DYLON

Diagnostifikimi me kohë, mundësi për shërim

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shkolla fillore dhe e mesme e ulēt “Rexhep Elmazi” nē Gjilan , pos misionit tē saj edukativo-arsimor , qē prej kohēsh kultivon edhe misionin humanitar , atē tē bēmirēsisē.
Vullneti i madh i tyre dhe mundēsitē e vogla pēr veprim , bējnē qē ata sot nē Ditēn e Luftēs Kundēr Kancerit tē kyqen nē sensibilizimin e dukurive tē ndryshme dhe jo tē kēndshme , qē fatkeqēsisht janē tē shumta pēr kētē shoqērinē tonē , me theks tē veçant te parandalimi dhe lufta kundēr kancerit.

Kohē pas kohe nxēnēsit e kēsaj shkolle pērmes aktiviteteve tē tyre nē mbrojtjen e mjedisit , luftimin e dukurive negative ,ndihmojnē edhe nxēnēsit nē nevojē. Njē aktivitet tē tillē e dēshmuan edhe sot , nē shenimin e Ditēs sē luftēs sē kancerit , njē sēmundje qē fatkeqēsisht po tregohet shumē e pamēshirshme pēr njerēzine .

EkoHigjiena

Kēshtu ata pērmes posterēve , ligjēratave e ndihmēs materiale , bēnē qē opinioni tē sensibilizohet , nēse jo nē parandalimin e kēsaj tē keqe pēr shoqērinē , atēherē nē diagnostifikimin fillestar tē saj.

Me kētē rast , nxēnēsit nga xhepat e tyre tē vegjēl , por nga zemra e madhe ndihmuan materialisht për shërimin e Edona Dërmakut , tha Afērditē Balaj mēsimdhēnēse dhe bashkē koordinatore e ORSH-sē .
– Urojmē qē kjo sēmundje vrastare t’i takoj tē kaluarēs dhe historisē , ndersa Edona dhe gjithē tē prekurit tjerē nga kjo sēmundje tē gjejnē shērim, ishte urimi i nxēnësve tē kēsaj shkolle .

Nehat M. Ramadani



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.