DYLON

Dhurata e Vitit të Ri, zbulohet diamanti 190 karat

Avatar photo Elife Sherifi

Natyra është treguar me të vërtetë bujare për prodhuesin kryesor në botë të diamantëve, Alrosa. Vetëm pak ditë para Vitit të Ri 2020, kompania ka zbuluar një diamant të madh. Guri i çmuar i përket kategorisë më të pastërt të diamante, prej 190.77 karat.

Diamanti u zbulua në republikën Siberiane të Yakutia të Rusisë në orët e para të 25 dhjetorit. Sipas të dhënave paraprake, guri gjendet aty prej rreth 2 miliardë vitesh, por një ekzaminim i mëtejshëm do të përcaktojë edhe moshën e saktë.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Alrosa, Evgeny Agureev tha se natyra ka qenë shumë bujare këtë vit, me “surpriza” të jashtëzakonshme, siç është diamanti në formë zemre, i cili gjithashtu u zbulua nga ndërmarrja  para Ditës së Shën Valentinit.

EkoHigjiena

Në fillim të këtij viti, kompania kryesore ruse për zbulimin e diamanteve zbuloi dhe diamantin Matryoshka ’të pazakontë, i cili ka një perlë që lëviz lirshëm brenda një kristali më të madh, që i ngjan kukullës tradicionale ruse..

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.