/2L ONLINE/ – Autoritetet policore njofotjnë se në Ranillug është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje familjare dhe nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat – bashkëshorten dhe djalin e tij. Gjatë përleshjes i dyshuari dhe viktima femër kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /2L ONLINE/