Dhuna serbe në Shëndetësinë e Gjilanit në periudhën 1990 – 1999 (e plotësuar)
(E PLOTESUAR) – Viti 1990 shënoi fillimin e represionit serb ndaj shëndetit të banorëve të Kosovës, ku deri në mars të vitit 1999 rreth 4000 punëtor shëndetësor shqiptar dhe jo serb (turq, boshnjak, rom e të tjerë) largohen me dhunë dhe në mënyrë sistematike. Në mesin e tyre profesor universitar, docentë, asistentë, specialistë, doktor të mjekësisë, motra dhe teknik medicinal si edhe punëtorë ndihmës dhe administrativ. Këtij aksioni të spastrimi etnik nga institucionet shëndetësore nuk i shpëtoi as komuna e Gjilanit ku gjatë kësaj periudhe u përjashtuan rreth 150 punëtorë shqiptar dhe jo serb.

Nga tabelat e mësipërme shihet se si zvogëlohej numri i punëtorëve shëndetësor shqiptarë dhe jo serbë, e njëkohësisht rritej numri i punëtorëve shëndetësor serb ardhur nga Serbia si edhe refugjatët – kolonët e ri serb që kishin ikur nga Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Këta pranoheshin pa kurrfarë kriteri apo konkursi d.m.th, kushdo që lajmërohej – ai punësohej. Po ashtu nga vendet udhëheqëse si drejtorët dhe shefat e reparteve u larguan të gjithë shqiptarët dhe jo serbet përveç në rastet kur nuk kishte mjek serb në ato reparte.
Punëtorët e larguar shqiptarë dhe jo serbë nuk rrinin duar kryq. Ata u vetorganizuan duke formuar:
Këshillin Komunal për Shëndetësi të cilën e udhëhiqte mjeku i përjashtuar Dr. Xhavit Hajdari;
Shoqatën e Mjekëve të Anamoravës të cilën e udhëhiqte Dr. Zymber Kastrati, Kryqin e Kuq Komunal të cilën e udhëhiqte mjeku i përjashtuar Dr. Ilaz Poroshtica si edhe Sindikatën e Pavarur të Punëtorëve Shëndetësor e udhëhequr nga mjeku po ashtu i përjashtuar Dr. Fatmir Parashtica
Gjatë kësaj kohe filloi edhe hapja e ordinancave private mjekësore, jo si nevojë e standardit të lartë por si nevojë e ushtrimit të profesionit të mjekëve të larguar nga puna. Ordinancën e pare me emrin “Etika”e hapen në vitin 1990 mjekët Dr. Xhavit Hajdari dhe Dr. Zijadin Hasani , të pasuar pastaj me ordinarën. “Diagnoza” nga vëllëzërit Dr. Ilaz dhe Dr. Fatmir Poroshtica, pastaj ordinanca “Nëna” nga Prof. Dr. Hysen Sherifi e shumë të tjera. (deri në vitin 1999 rreth 40 ).
Gjatë kësaj periudhe po ashtu me ndihmën e klinikave private dhe individëve u organizuan ndihma në medikamente dhe mjete sanitare të cilat pastaj u dërguan në zonat e luftës – kryesisht në Drenicë. Sukses i madh ishte hapja edhe e Ordinancës në kuadër të Sh.H. B. “Nënë Tereza” në Gjilan, e cila udhëhiqej me përkushtim nga mjeku i palodhshëm Dr. Blerim Bajrami;
Këshilli komunal për shëndetësi u formua në vitin 1993 i udhëhequr nga Dr. Xhavit Hajdari me përgjegjësi të organizimit të mbrojtjes shëndetësore të popullatës dhe i lidhur me vijën vertikale me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës. Këshilli kishte 7 anëtar : Dr. Zijadin Hasani, Dr. Ilaz Poroshtica, Dr. Zymber Kastrati, Dr, Fatmir Parashtica, Dr. Ismajl Aliu, Mr. Ph. Nazim Hajdari, si dhe sekretarin z. Avni Buca..Ky këshill kishte formuar edhe disa komisione të cilat vepronin në mënyrë aktive si Komisioni për përcjellje të situatës shëndetësore dhe epidemiologjike, pastaj Komisioni për pranim të punëtorëve e tjera.
Aktivitetet e realizuara nga ana e këshillit ishin: kontrollimi sistematik i popullatës, kontrolli sistematik i nxënësve, vaksinimi i fëmijëve, hapja e ordinancave të Sh.H.B. “Nëna Tereze”, hapja e ordinancave shkollore, dhënia e ndihmës Këshillit për Mbrojtje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ) përmes trajtimeve shëndetësore të personave të keqtrajtuar nga policia si dhe dhënia e certifikatave shëndetësore për ta, hapja e shkollës së mesme mjekësore “Dr. Asllan Elezi”në Gjilan si dhe aktivitet tjera të rëndësishme.
Shoqata e Mjekëve të Anamoravës udhëhiqej nga Dr. Zymber Kastrati dhe kishte po ashtu edhe kryesinë e vet.
Aktiviteti kryesor i shoqatës ishte organizimi i temave mjekësore dhe ligjëratave mujore të cilat mbaheshim çdo muaj dhe ate në objektin e Bashkësisë Islame në Gjilan. Gjatë kësaj kohe janë shqyrtuar temat aktuale si dhe është botuar revista profesionale “Hipokrati”. Po ashtu kjo shoqatë kishte lidhjen vertikale me Shoqatës së Mjekëve të Kosovës në Prishtinë ku po ashtu botonte tema mjekësore në revistën profesionale ”Praxis Medica” në Prishtinë.
Kryqi i Kuq i Kosovës, dega në Gjilan themelohet me propozim të Dr Xhavit Hajdarit në vitin 1993 dhe prej atëherë udhëhiqej nga Dr, Ilaz Poroshtica. Anëtarët e kryesisë ishin z. Ismajl Kurteshi, z. Nijazi Kryeziu, znj. Linda Kallaba, .. të përkrahur edhe nga shumë aktivistë të tjerë. Aktiviteti kryesor konsistonte ne organizimin e Organizatës komunale,me formimin e nëndegëve neper rrethe demokratike ne qytet dhe fshatra, duke respektuar organizimin e lëvizjes gjithëpopullore dhe me konsolidimin e Degës në Gjilan. Kjo nënkuptonte edhe formimin e komisioneve si atë shëndetësor, social dhe te kërkimeve me evidencimin e familjeve skamnore. Pasi Shoqata humanitare Nënë Tereza kryente punën më t; madhe humanitare në këto kohë të vështira, nuk mungoi edhe bashkëpunimi me këtë organizate dhe me pjesëmarrje të aktivisteve të KK ne aktivitetet e shoqatës Nënë Tereza, këmbimi i informative etj. Mundësit e ndihmave konkrete popullatës ishin shumë më të kufizuara,edhe për shkak të reprezaljeve nga pushteti serb.
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Shëndetësor e cila udhëhiqej nga Dr. Fatmir Parashtica me anëtarët e kryesisë Mr. Ph, Nazim Hajdari, z. Rexhep Limani, Dr. Nexha Sherifi, z. Xhymshit Zymberi si edhe z. Enver Halili.
Aktivitetin e vet sindikata u ushtronte përmes organizimeve protestuese ndaj masave represive që ushtoheshin ndaj punëtorëve shëndetësor, evidencimin e punëtorëve të larguar nga puna, vizitat nëpër shtëpi të tyre dhe asistimin material, udhëzimin e tyre për ankesa në Gjykata për tu kthyer në punë, organizimin e grevës gjysmë orësh, regjistrimi dhe evidencimin e çdo shkelje të të drejtave të punëtorëve, mbledhjen e ndihmave të herë pas hershme si dhe anëtarësisë nga punëtorët shëndetësor dhe ndarja e mjeteve materiale punëtorëve të larguar apo në gjendje të vështirë materiale. Gjatë kësaj periudhe janë grumbulluar rreth 6000 DM nga të cilat janë shpërndarë rreth 4500 DM, ndërsa rreth 1500 DM janë dorëzuar pasluftës në Shtator 1999 kryesisë së re.
Gjatë kësaj periudhe po ashtu me ndihmën e klinikave private dhe individëve u organizuan ndihma në medikamente mjete sanitare të cilat pastaj u dërguan në zonat e luftës – kryesisht në Drenicë. Me ardhjen e Misionit Verifikues të OSCE, zyra në Gjilan në Nëntor të vitit 1998, të njëjtëve iu bëhet oferta me shkrim me 19 Janar të vitit 1999 nga ana e kryetarit të sindikatës Dr. Fatmir Parashtica por me mbështetjen edhe të klinikave tjera për ofrim të shërbimeve mjekësore gratis për stafin e tyre, e cila u vlerësua lart nga udhëheqësi i kësaj zyre.
Në fillim të vitit 1998 me eskalimin e dhunës dhe ofensivave serbe ndaj popullatës dhe UÇK, filloi edhe angazhimi direkt i punëtorëve shëndetësor kosovar në zonat e luftës në përkrahje shëndetësore të popullatës së rrezikuar dhe ushtarëve të UCK. Edhe mjekët e komunës sonë ishin pjesë e kësaj lëvizje. Kështu me 12 Prill të vitit 1998 Dr Fatmir Parashtica u ftua dhe së bashku me Dr. Shpëtim Robajn shkuan në Likoc të Drenicës ku dr Shpëtimi së bashku me kolegët e zonës kishte themeluar Spitalin e I -rë të UÇK.
Në këtë spital ofroheshin përveç mbrojtjes primare po ashtu edhe mbrojtja sekondare trajtimi i lëndimeve dhe plagëve luftarake si edhe intervenimet kirurgjike në anestezion të përgjithshëm. Nga kjo date e deri me 22 mars 1999 Dr Fatmiri ishte pjesë aktive e ekipeve mjekësore nga Prishtina të organizuara në turne për ndihmë në Zonën Operative të Drenicës –Likoc dhe Gradicë si dhe të Zonës Operative të Llapit – Llapashticë. Gjatë muajit Gusht të vitit 1998, së bashku me Dr. Rrahman Hajdarin shkuan në fshatin Gradicë të Drenicës për të ndihmuar ekipin mjeksor që udhëhiqej nga mjeku Dr. Lec Ukë Gradica. Pas pas ofensivës serbe në zonën e Likocit, aty ishin ç’vendosur një numër i madh i të plagosurve dhe atë në shkollën e këtij fshati tani i shndërruar në Spital të ZOD.
Në Janar të vitit 1999 në Komandën e Zonës Operative të Llapit (ZOLL), nga komandanti i Zonës Rrustem Mustafa –Remi, Dr. Fatmir Parashtica emërohet udhëheqës i Batalioni Shëndetësor të Zonës Operative të Karadakut (ZOK) e cila në atë kohë kryesisht operonte në Zonën Operative të Llapit, Po ashtu aty njoftohet nga ai se komandant i ZOK-ut është z. Ahmet Isufi – komandant Rexha, ndërsa personalisht takohet edhe me zëvendësin e tij z. Shemsi Syla – komandant Shema. Dr. Fatmiri, me datën 22 Mars 1999, kthehet në Gjilan dhe së bashku me udhëheqsit e strukturave tjera mjekët dhe puntorët tjerë shëndetsor mobilizohen në organizim sa më të mire të shërbimeve shëndetsore për popullatën dhe luftarët e ZOK-ut.
Bombardimet e Aleancës së NATO-s
Me fillimin e bombardimeve të Aleancës së NATO-s kundër forcave okupuese serbe, me 24 Mars 1999 të gjithë mjekët dhe personeli tjetër i mbetur në institucione largohen me presion dhe me dhunë nga kolegët e tyre serb, ndërsa në vend të tyre sjellin personel shëndetësor kryesisht të institucioneve ushtarake serbe si Leskoci, Vranja dhe Beogradi. Kjo ishte situate ishte e pritur nga institucionet e organizuara paralele Këshilli, Shoqata, Sindikata dhe Kryqi i Kuq, ku veç kishim krijuar stoqe dhe depo me medikamenteve dhe mjete sanitare. Kjo nisëm ishte përkrahur edhe nga barnatoret private.
Personeli i dëbuar shëndetësor distribuohet nëpër klinikat paralele si klinikën e “Nënë Terezë”, poliklinikën “Diagnoza” dhe në klinikën “Nëna” ndërsa kontribut të konsiderueshëm kanë edhe klinikat tjera si klinikat internistike “Etika” dhe “Asnael”, ajo pediatrike “Eugjenika”, pastaj klinika “Medicina”, etj. Kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë ka dhënë edhe kabineti i rentgenit “Denta” i udhëhequr nga Nexhat Devaja, pastaj farmacistët Mr. Ph. Nazim Hajdari, dhe vllëzërit Mr. Ph Naser dhe Mr. Ph. Enver Rexha si edhe veprimtari i devotshëm në organizim të pjesës logjistike z, Vehbi Krasniqi.
Edhe pse të kërcënuar dhe të rrezikuar të ekzekutoheshin nga bandat çetnike serbe dhe nga makineria pushtuese serbe, mjekët gjilanas nuk pushuan së ndihmuari të plagosurit nga lufta dhe të sëmurët e tjerë që kishin nevojë. Në klinikën e “Nënë Terezë” vetëm gjatë bombardimeve të NATO-s janë kryer rreth 7000 shërbime shëndetësore nga ekipi i përbërë prej 25 mjekëve, 2 studentëve të mjekësisë, 13 motrave medicinale dhe 5 nxënësve. Gjatë kësaj periudhe, në kliniken “Nëna” u kryhen rreth 245 lindje si edhe rreth 400 ekzaminime gjinekologjiko – obstetrike.
Në poliklinikën “Diagnoza” kryhen rreth 1225 ekzaminime mjekësore, 243 trajtime kirurgjike te plagëve të luftës si edhe rreth 460 ekzaminime laboratorike dhe ate nga vllëzërit Dr. Ilaz dhe Dr. Fatmir Poroshtica, Dr. Rrahman Hajdari, pastaj kontribut të jashtëzakonshëm të Dr. Islam Rashiti dhe Dr. Sevdail Mustafa, si edhe here pas here nga Dr. Aziz Mustafa, Dr. Sulltan Sylejmani dhe Dr, Isa Berisha, pastaj nga motrat medicinale si m. Shyhrete Berisha; m, Xhevahire Tahiri, m. Luljeta Morina, m. Hanife Kqiku, instrumentarja Lutfije Tahiri- Syla tekniku u anestezionit Shaban Sylaj si dhe laborantit Skender Milazimi. Ndihmë dhe kontribut për të ndihmuar nuk u kursyen edhe rreth 12 nxënëse të mjekësisë.
Më poshtë shihen fotot që dokumentojnë dhunën, plagosjet dhe gjymtimet e banorëve të komunës tone nga forcat okupuese serbe të cilët janë trajtuar në poliklinikën “Diagnoza” në Gjilan.
Kah fundi i muajit Mars ne Malësinë e Zhegocit dislokohet edhe pajisja e spitalit ushtarak të ZOK-ut gjegjësisht sallës operative, e dhuruar nga poliklinika “Diagnoza” e vëllezërve Dr. Ilaz dhe Dr. Fatmir Poroshtica. Në fillim të muajit Prill, Dr. Ilaz Poroshtica dhe Dr. Xhevat Demiri shkuan në zonë, gjegjësisht në fshatin Zhegovc për të dhënë ndihmë mjekësore disa të plagosurve që ndodheshin atje. Në agun e datës 15 Prill 1999 kishte filluar ofensiva në malësinë e Zhegovcit ndërsa ekipi mjekësor në përbërje të të cilit ishte Dr. Fatmir Parashtica me motrat Xhevahire Tahiri M. Lutfije Tahiri – Syla dhe përcjellësi nga ushtari i UÇK Elami Bajrami me datën 16 Prill bëjnë përpjekje për të hyrë në zonë por detyrohen të kthehen pasi forcat e mëdha të ushtrisë serbe më herët kishin future zonën në rrethim dhe ishte e pa mundur te hyhet brenda. Gjatë kësaj ofensive humbin jetën 8 ushtare të UCK dhe 18 civile dhe banore te kësaj ane në mesin e të cilëve edhe Majori Muharrem Ibrahimi.
Forcat serbe në qytet vazhduan me represion dhe plaçkitje të barnatoreve dhe klinikave dhe depove të barnave. Kështu me 12 Maj 1999 rreth 25 policë dhe ushtare serb, kërcejnë muret e oborrit dhe hyjnë dhunshëm në shtëpinë e z. Vehbi Korça ku banonte Dr, Fatmir Parashtica dhe ku ishte depoja me material sanitar me mediakmante nga e cila me 2 furgon e plaçkitin tërë këtë material duke urdhëruar që Dr. Fatmiri te paraqitet patjetër në polici. I njëjti, nga kjo ditë detyrohet të punojë në mënyre ilegale, duke ndërruar orarin dhe vendbanimin pasi kërkohej çdo dite nga policia.
Në po këtë ditë arrestohet në klinikën e tij edhe Dr. Xhevat Demiri duke u mbajtur në burg deri në kapitullimin e forcave serbe ne Kosovë. Fundi i muaji Maj dhe fillimi i Qershorit të vitit 1999 ishte periudha më kritike pasi përveç dhunës, rrahjeve dhe plagosjeve të vazhdueshme të banorëve nga forcat militare dhe paramilitare serbe si në rastin e hedhjes së bombës dhe plagosjes se fëmijëve në lagjen Dardania afër ndihej mungesa edhe e mediakamenteve e po ashtu edhe e ushqimeve elementare. Fatmirësisht, me 12 Korrik 1999 nënshkruhet kapitullimi i forcave serbe ne Kumanovë, me të cilën edhe fillon etapë e re e organizimit shëndetësor të pasluftës.

/Fatmir PARASHTICA/
