DYLON

Dhuna nuk është  zgjidhje

Dhuna nuk është  zgjidhje
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Sulmi fizik ndaj veprimtari politik Hysni Mehana, nga kryetari i Komunës së Skenderajt, ose nga varësit e tij, nuk e ka lënduar vetëm Hysniun e as vetëm subjektin politik në kuadër të cilit vepron Hysniu.  Sulme të tilla e lëndojnë demokracinë e këtij vendi që të ardhmen e ka në botën demokratike.

EkoHigjiena

Të gjithë duhet ta kuptojmë se etiketimet e sidomos dhuna fizike, po nuk u ndalën, do t’i sjellin dëme të pariparueshme vendit.

Ne, në Kosovë duhet të jetojmë bashkë dhe pa tensione përkundër dallimeve që i kemi.

Arsyetimi i dhunës nuk e ndihmon askënd, dhuna duhet të luftohet pavarësisht se prej nga vjen.

Veprimi institucional në funksion të ndalimit të dhunës dhe ndëshkimit të dhunuesve është i domosdoshëm. Reagimi qytetar në raste të këtilla është obligim i secilit që ja do të mirën këtij vendi. 

Atyre që e pengojnë të ardhmen e vendit bashkë duhet t’ua ndalim hovin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.