DYLON

DhTIK kërkon nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë

DhTIK kërkon nga qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë
Avatar photo Redaksia

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK), e ka pritur me shqetësim të madh, paralajmërimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e çmimit të rrymës për 15%.

Ky vendim konsiderohet se është bërë pa konsulta të duhura me bizneset dhe pa një analizë të duhur për pasojat që mund të sjellë kjo rritje tek prodhuesit vendës.

EkoHigjiena

Rritja e serishme prej 15%, po ndodh vetëm dy vjet pasi një rritje e tillë ishte bërë nga ZRRE dhe pasojat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme tek bizneset.

Një ngritje e tillë e çmimit, e bënë sektorin privat në Kosovë më të pafavorshëm ndaj konkurrencës që vjen nga jashtë dhe kjo mund të përcillet me pasoja të tjera, siç janë: ulja e prodhimit dhe e numrit të punëtorëve, thuhet në komunikatën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.