DYLON

Dhoma e Tregtisë përgëzon Ministrin për punën dhe kërkon rritje të bashkëpunimit

Dhoma e Tregtisë përgëzon Ministrin për punën dhe kërkon rritje të bashkëpunimit
Avatar photo Redaksia

Vendimi për krijimin e produkteve strategjike, të cilat do të kontribuonin në krijimin e sasisë dhe rritjes së eksportit, krijimit të një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për bujqësinë, ndryshimi i disa udhëzimeve administrative, subvencionimi i produkteve bujqësore të bëhet për sasi në të gjitha produktet, Ligji për për bujqësi dhe zhvillim rural e Ligji për pyjet, e gjetja e një formule në mënyrë që sektori i bujqësisë të funksionojë siç duhet meqenëse Kosova ka kapacitet të madh për plasimin e produkteve të bujqësisë organike ishin tema e takimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci.

Çështje tjëtër e diskutimit ishte Rajonalizimi i zonave bujqësore, e cila do të ndikonte edhe në skemat e granteve dhe subvencioneve e cila u cilësua si një nga çështjet prioritare nga të dyja plaët. 

EkoHigjiena

Dhoma e Tregtisë theksoi që me krijimin e produkteve strategjike do të ndikonte pozitivisht në krijimin e sasisë dhe rritjen e potencialeve për export.

Ndërsa sa i përket skemës së granteve dhe subvencioneve u theksua që me rajonalizimin e zonave do të ishte më i lehtë edhe orientimi i tyre në kultura të ndryshme sipas zonave të caktuara. Ndërsa që subvencionimi i mishit të pulës u cilësua shumë i nevojshëm në skemat e radhës.

Gjithashtu, në takim u theksua edhe garancioni i dyfishtë bankar që disa biznese janë të obliguara ta paguajnë duke përfshirë APK dhe KPMM.

Ministri Peci, duke falënderuar përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë për bashkëpunimin dhe çështjet e ngrituara theksoi që shumë prej tyre janë edhe prioritet i programit të tij në këtë fushë, andaj janë duke punuar në këtë drejtim që sipas analizave të thella shkencore të kenë mundësi që të bëjën edhe propozime konkrete e implementime në të mirë të sektorit të bujqësisë.

Dhoma e Tregtisë falënderoi Ministrin Peci për fillimin e subvencionimit në bazë të rendimentit për disa kultura bujqësore, duke qenë i pari që e praktikon këtë dhe Kosova për herë të parë subvencionon në bazë të sasisë dhe jo sipërfaqes, e cila është kërkesë e kahmotshme e Dhomës së Tregtisë, duke kërkuar që kësaj liste ti shtohen edhe produktet e tjera.

Në fund të takimit të dy institucionet u dakorduan për rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.