• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria e Kosovës të blejë energjinë elektrike nga prodhuesit vendorë 

Redaksia 2LONLINE 4 Gusht, 2022 3 min
 Dhoma e Tregtisë kërkon nga Qeveria e Kosovës të blejë energjinë elektrike nga prodhuesit vendorë 

Përmes një shkrese drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ministres së Ekonomisë si dhe Bordit të ZRRE-së, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkoi që të mundësohet nga ZRRE blerjen e energjisë elektrike nga bizneset, bujqit dhe qytetarët.

Inkurajimi i bizneseve dhe qytetarëve për përfshirje në tregun e energjisë solare dhe krijimin e një bashkëpunimi mes bizneseve, bujqëve, qytetarëve dhe ZRRE-së e KESCO-së me qëllim të blerjes së energjisë dhe jo kompenzimi, ishin edhe qëllimi që Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u takuan me përfaqësuesit e ZRRE-së: https://bit.ly/3JuNlR2

Kërkesë e Dhomës së Tregtisë, sidomos në këtë kohë krize dhe çmimeve shumë të larta të blerjes së energjisë elektrike, është që ZRRE duhet të caktojë çmimin dhe duhet të obligojë KESCO të blejë energjinë solare nga bizneset gjatë periudhës që ajo nuk shfrytëzohet apo është tepricë nga bizneset dhe qytetarët që kanë investuar në energji solare, në mënyrë që e njëjta të mos humbet, thuhet ndër të tjera në shkresë. 

Gjithashtu, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë konsideroi që është e domosdoshme që të krijohen mundësi për rritje të kapaciteteve prodhuese nga energjia solare e të caktohet një çmim për blerjen e saj, me qëllim të nxitjes së investimeve në panele solare dhe prodhim të energjisë së ripërtëritshme. 

Qindra qytetarë, fermerë dhe bujq kanë panele solare dhe bëjnë prodhimin e energjisë për nevoja të tyre, ndërsa që KESCO i bënë kompenzimin mes prodhimit dhe harxhimit në muajt fiskal 1 janar – 31 dhjetor, e në rast se fermerët, bizneset apo qytetarët harxhojnë më pak dhe prodhojnë më shumë, rryma humbet në rrjet dhe nuk paguhet apo kompenzohet për vitin tjetër.

Sipas Dhomës së Tregtisë, Kosova është i vetmi vend që nuk e blen energjinë elektrike nga qytetarët dhe bizneset që kanë investuar në panela solare dhe energji të ripërtëritshme. E sidomos aktualisht në kohë krize është shumë e domosdoshme që të iu mundësohet blerja nga këta të fundit, dhe të mos kufizohen investimet vetëm për aq sa shpenzojnë, por të iu lejohet edhe mundësia e rritjes së kapaciteteve.

Një veprim siç po ndodh tani, duke mos e blerë energjinë elektrike nga prodhuesit vendor, është shumë i dëmshëm për sigurinë energjetike në vend, theksoi Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. /2LONLINE/

Etiketa:Dhoma e Tregtisë energjinë elektrike prodhuesit vendorë Qeverinë e Kosovës
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Jo reduktime për bizneset

15 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë, MINT, AKK dhe bizneset diskutojnë për ngritjen enorme të çmimit të çimentos

12 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të jetë me dy linja

9 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përgëzon Ministrin për punën dhe kërkon rritje të bashkëpunimit

27 Korrik, 2022

Dhoma e Tregtisë: Të lejohet puna e PayPal-it në Kosovë

13 Korrik, 2022

Sfidat e sektorit privat në raport me energjinë elektrike mbeten të shumta

18 Mars, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com