DYLON

Dhjetëra kërkesa të bizneseve i dorëzohen Zëvendësministrit Durmishi

Dhjetëra kërkesa të bizneseve i dorëzohen Zëvendësministrit Durmishi
Avatar photo Redaksia

Sfidat e sektorit të transportuesve, kufizimi i lejeve të transportit e lejet e vendeve të treta, taksa ekologjike për rimorkio, rritja e çmimeve furnizuese, mungesa e vizave për shofer, mosnjohja e patentë shoferëve, sinjalizimi i rrugëve sipas standardeve si dhe pajisjet me leje mjedisore e ujore ishin disa nga shumë çështjet e diskutimit në takimin e përbashkët të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, me Zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Hysen Durmishi dhe bizneset anëtare.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi falënderoi Zëvendësministrin Durmishi për gatishmërinë për të realizuar një komunikim të drejtpërdrejtë me komunitetin e biznesit, pasiqë konsideroi që kjo është mënyra më e lehtë për të identifikuar dhe zgjidhur së bashku sfidat e bizneseve duke i prezentuar me dhjetëra kërkesa të bizneseve.

EkoHigjiena

Tutje Krasniqi shtoi që institucionet vendore, me theks të veçantë MMPHI duhet të loboj që Kosova të jetë anëtare e Rrjetit Europian të Transportit CEMT, gjë e cila do të mundësonte realizimin e transportit ndërkombëtar, gjë që po i shkakton vendit tonë humbje në miliona euro.

Gjithashtu, sektori i transportit po dëmtohet edhe nga Ligji Nr.04/L-117 për Taksë Rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve, me të cilin rregullohet edhe taksa ekologjike për rimorkio, e poashtu u konsiderua si shumë e domosdoshme sinjalizimi i rrugëve sipas standardeve, pasi që në baza ditore po raportohen raste të aksidenteve me fatalitet.

Zëvendësministri Durmishi theksoi që në vazhdimësi janë duke punuar në trajtimin e çdo kërkese të deleguar nga bizneset si dhe janë duke trajtur ligjet dhe udhëzimet administrative që janë në kuadër të MMPHI-së, në mënyrë që të thjeshtësohen procedurat burokratike.

Zëvendësministri Durmishi tutje shtoi që aktualisht janë duke punuar në arritjen e marrëveshjes me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me Turqinë për numrin e lejeve të transportit, e gjithashtu po trajtojnë edhe kërkesat e adresuara nga bizneset për kontratat publike.

Sipas Zëvendëministrit Durmishi, MMPHI ka shënuar avancim në çështjen e kalimit nga tahografët analog në ato dixhital, e për të cilën pritet që shumë shpejtë Republika e Kosovës të pajiset me kodin shtetëror, gjë e cila do të krijoj shumë lehtësira për ekonominë vendore.

Zëvendësministri Durmishi shtoi që MMPHI me të gjithë kapacitetin e saj është e angazhuar që të mbroj bizneset vendore si dhe të krijoj sa më shumë lehtësira për të njejtat.

Në pjesën e diskutimit të hapur, bizneset parashtruan kërkesat e tyre për Zëvendësministrin Durmishi, nga i cili u pranuan përgjigje konkrete.

Në fund u dakordua që në një kohë të shkurtër të realizohet takimi i radhës për të diskutuar me Zëvendësministrinë në lidhje realizimin e këkesave të adresuara nga ana e OAK-së.Përmes takimeve të natyrës së tillë, Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi po kontribuon në rritjen e bashkëpunimit e komunikimit të drejtëpërdrejtë të komunitetit të biznesit me institucionet, pasi që beson fuqishëm që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet deri tek krijimi i një ambienti sa më të favorshëm për të bërit biznes në vend. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.