DYLON

Dhjetë ushqime që nuk ruhen në frigorifer

Avatar photo Redaksia

Ka disa ushqime që e kanë të nevojshme ruajtjen në frigorifer, pasi në të kundërt mund të thahen, vyshken, e madje edhe të prishen, por ka të tjera, të cilat ne shpesh gabojmë dhe i fusim në ftohësin tonë që kemi në shtëpi. Më poshtë po ju tregojmë 10 ushqime që nuk duhet t’i fusni në frigorifer.

1. Domatet – humbasin aromën
2. Borziloku – përthith erërat e ushqimeve të tjera
3. Patatet – amidoni ju kthehet në sheqer dhe zbuten
4. Qepët – mund të myken
5. Avokado – nëse doni të zbutet nuk bën të ruhet në frigorifer
6. Hudhrat – nxjerrin sytha
7. Vaji i ullirit – duhet në vend të freskët dhe të errët, por jo në frigorifer sepse ngurtësohet
8. Kafja – humb aromën
9. Mjalti – kristalizohet
10. Buka – thahet

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.