DYLON

Dhjetë të rinjë nga Kamenica përfitues të serrave dhe mekanizmave bujqësor

Dhjetë të rinjë nga Kamenica përfitues të serrave dhe mekanizmave bujqësor
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me IADK kanë nënshkruar kontrata me dhjetë përfitues në kuadër të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”.

Nëntë fermerë janë përfitues të serrave dhe një fermer është përfitues i mekanizmit bujqësor. Përfituesit e serrave do të marrin inputet përcjellëse, fidanët dhe motokultivatorët me frez, ndërsa përfituesi i mekanizmit bujqësor do të marr makinë për sillazhim dhe mbledhëse të sanës, gjithashtu në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe trajnime me fermerët përzgjedhës.

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimin, ndërsa fermerëve përfitues i ka uruar punë të mbarë.

EkoHigjiena

“Falënderoj IADK-në për bashkëpunimin, jemi shumë të kënaqur me të gjitha projektet që I kemi realizuar së bashku, ndërsa fermerët përfitues falënderoj për besimin e treguar duke ardh për të aplikuar në Institucionin tonë. Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të kritereve të aplikimit sepse kur ndihmohen të rinjtë zhvillohet e ardhmja e vendit”, tha Arifi.

Ndërsa drejtori gjeneral, Zenel Bunjaku nga Inicativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK) ka thënë se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin e realizuar me Komunën e Kamenicës përkatësisht me DBPZHR-në, sepse Kamenica ka potencial për zhvillimin e bujqësisë.

“Sot nëshkruam kontrata me përfituesit e serrave dhe përfitues të mekanizmit bujqësor. Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Komunën e Kamenicës. Ky është një projekt mjaft i mirë për të rinjt e Kamenicës, sepse Kamenica ka potencial edhe natyror edhe ujor dhe puntorë të mirë që mund të zhvillojnë këtë sektor. Ne do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë edhe në sektorët e tjerë”, ka thënë ai.

Njё ndёr objektivat kryesore të këtij projekti është pёrkrahja e të rinjëve qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të inkuadrohen në fushën e bujqësisё. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.