DYLON

Dhjetë talentët që i mungojnë botërorit, edhe Januzaj

Avatar photo Redaksia

Mediat braziliane kanë bërë një listë prej 10 talentëve të futbollit të cilët sipas të gjitha gjasave nuk do të shijojnë sivjet Kampionatin Botëror. Edhe Adnan Januzaj është pjesë e kësaj dhjetëshe.

Januzaj nuk ka vendosur ende se për cilën përfaqësuese do të luaj, duke lënë të hapur të gjitha opsionet.
Antoine Griezzman i Real Sociedadit është një nga talentët që ka pak gjasa që do të siguroi biletë për Brazil për shkak të konkurrencës që ka.

EkoHigjiena

Luke Shaw i Anglisë është ftuar këtë javë për herë të parë me Anglinë, por duket e vështirë bileta për të duke llogaritur se në pozicionin e tij luajnë lojtar të njohur të futbollit anglez.

Nabil Bentaleb ka shkëlqyer me Tottenhamin këtë edicion, por se duket e pamundur udhëtimi i tij me Francën në Brazil. Ciro Imobile poashtu ka pak gjasa që të udhëtoi me Italinë pavarësisht golave të shumtë në Serie A.

Layvin Kurzawa po kalon edicion fantastik me Monacon por ende nuk e ka përjetuar ndjenjën për të luajtur me Francën. Kevin Volland po mahnitë të gjithë me golat e tij me Hofenhaimin ne Bundesliga, por që konkurrenca në sulmin e Gjermanisë pritet ta lë atë jashtë botërorit.

Lisandro Lopez është talenti i madh argjentinas, por që nuk ka gjasë të sfidoi sulmin e frikshëm të kësaj përfaqësuese për botëror. Eder Balanta është emri i talentit të River Plates, që ka shumë pak gjasa për të udhëtuar me Kolumbinë sepse kjo përfaqësuese ka sulmues më me emër se ai.

Fernando Reges është mesfushori brazilian që po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha, por që gjasat që ai të jetë me Brazilin janë shumë të vogla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.