Bayern Munich është skuadra më dominuese në Evropë sa i përket posedimit të topit. Skuadra gjermane, Bayern Munich është skuadra që posedon më së shumti topin në Evropë, duke lënë mbrapa të gjitha skuadrat tjera, shkruan Huawei Team Ranking.
Lojtarët e Bayernit këtë sezon e kanë mbajtur topin mbi 71 % të kohës duke u renditur në vendin e parë.
Në vendin e dytë renditet Barcelona me vetëm 1 % më pak, që i bie 70 % është mesatarja e posedimit të topit për një ndeshje.
Në vendin e tretë është PSG me 64, ndërsa në vendin e katërt Roma me 63 %.
Dy skuadrat nga Manchesteri, Unitedi dhe City renditen në pozitën e pestë me 60 %, ndërsa top dhjetëshen e përmbyllin, Juventus, Real Madrid, Inter dhe Marseille me 59 % posedim të topit.