DYLON

Dhjetë praktikantë përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri ka pritur sot në një takim praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët kanë përfunduar praktikën njëvjeçare. Me këtë rasti ai ka falënderuar praktikantët për punën dhe angazhimin e tyre maksimal gjatë kësaj periudhe në këtë institucion.

“Dua të ju falënderoj për angazhimin e juaj efikas në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Me përkushtimin e juaj maksimal për stafin e Gjykatës është rritur edhe efikasiteti në punën e Gjykatës. Është hera e parë që Gjykata e jonë këtë vit ka arritur të zgjidh numër më të madh të lëndëve, nga numri i lëndëve të pranuara në punë. Ky është rezultat edhe i angazhimit të juaj si praktikantë”, tha Kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Edhe praktikantët kanë qenë mjaft të kënaqur me trajtimin e tyre nga kryetari i Gjykatës, si dhe nga i gjithë stafi, për çka kanë shprehur falënderime.

Kryetari Haziri, u ka uruar suksese praktikantëve në jetën e tyre profesionale. Njëherët ka siguruar ata që kjo përvojë e marr për një vit në Gjykatë, do të ju shërbej gjithmonë në karrierën e tyre profesionale.

Dhjetë praktikantët për një vit kanë mbajtur praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke angazhuar nëpër Divizione të ndryshme në Gjykatë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.