DYLON

Dhjetë oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Dhjetë oficerë të FSK-së diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Bazuar në marrëveshjen e arritur ndërmjet Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në tetor të vitit 2025 filloi Kursi Përgatitor për Oficer, në të cilin morën pjesë dhjetë kandidatë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kadetët e FSK-së diplomuan dje në ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës 2026 të kadetëve të Akademisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

EkoHigjiena

Ceremonia u zhvillua në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Kjo arritje shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit ushtarak dhe zhvillimit profesional të udhëheqësve të rinj. Oficerët e diplomuar kanë përfunduar me sukses programin akademik dhe ushtarak, duke fituar njohuri të avancuara në fushën e udhëheqjes, planifikimit operacional, vendimmarrjes dhe menaxhimit ushtarak në përputhje me standardet e NATO-s.

Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të saj, me synim ngritjen e kapaciteteve operative dhe forcimin e ndërveprueshmërisë me forcat partnere dhe aleate, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.