DYLON

Dhjetë klube kalojnë me sukses licencimin për garat evropiane

Dhjetë klube kalojnë me sukses licencimin për garat evropiane
Avatar photo Redaksia

Dhjetë klube janë licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për pjesëmarrje në garat evropiane të sezonit të ardhshëm.

Nga këto, tetë klube janë nga Superliga e Kosovës në konkurrencën e meshkujve, ndërsa dy të tjera përfaqësojnë futbollin e femrave.

EkoHigjiena

Siç njofton FFK, në total, 12 klube kishin aplikuar për licencim pranë FFK-së, por vetëm dhjetë prej tyre janë licencuar, ndërsa dy nuk kanë arritur të sigurojnë këtë të drejtë.

Klubet e licencuara për garat evropiane janë: FC Drita, FC Ballkani, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani, FC Dukagjini, FC Llapi dhe FC Ferizaj.

Në konkurrencën e femrave, licencën e kanë siguruar KFF Mitrovica dhe KFV Prishtina.

Ndërkohë, klubet që nuk janë licencuar janë FC Drenica dhe FC Prishtina e Re, thuhet në njoftimin e FFK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.