DYLON

Dhjetë klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane 

Dhjetë klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane 
Avatar photo Redaksia

Komisioni i Shkallës së Parë në kudër të Departamentit të Licencimit në FFK ka marrë vendimet për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, për edicionin garues 2025/26.

Në total sivjet kanë aplikuar 11 klube, 9 nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. 10 nga këto klube e kanë kaluar me sukses këtë proces dhe janë licencuar, duke e fituar të drejtën që varësisht nga rezultatet sportive, të paraqitën në garat e UEFA-s, kurse një klub nuk ka marrë licencën, njofton FFK.

EkoHigjiena

Klubet e Licencuara janë:

FC Drita
FC Ballkani
FC Malisheva
SC Gjilani
KF Ferizaj
FC Prishtina
KF Llapi
KF Dukagjini

Si dhe tek femrat: KFF Dukagjini dhe KFF Mitrovica.

Kurse klubi i vetëm të cilit i është refuzuar licenca është FC Suhareka, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.