DYLON

Dhjetë fermerë vitias pajisen me makineri bujqësore

Dhjetë fermerë vitias pajisen me makineri bujqësore
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë ka vazhduar të mbështes fermerët e komunës së saj, kësaj radhe ata janë pajisur me pesë mbjellëse të qepujkave dhe me pesë mbjellëse të grurit.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë bërë sot shpërndarjen e këtyre makinerive për dhjetë fermerët përfitues.

EkoHigjiena

Zëvendëskryetari Aliu theksoi se qeverisja komunale e Vitisë, mbetet e përkushtuar t’ju ndihmojë edhe më tutje fermerëve të saj, që të zhvillojnë sektorin bujqësorë, dhe se me rritjen e buxhetit për subvencione do të kompletohen nevojat e tyre për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë Naim Pira, i ka përgëzuar fermerët si dhe theksoi se vlera e subvencionimit të sotëm për këto makineri bujqësore e kapë vlerën mbi gjashtëmbëdhjetë mijë euro.

Nga ana tjetër, fermerët falënderuan përfaqësuesit komunal për këtë mbështetje, duke vënë në pah lehtësimin që ju bëhet ditë pas dite në punët e bujqësisë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.