DYLON

Dhjetë fakte për jetën dhe veprën e ikonës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Dhjetë fakte për jetën dhe veprën e ikonës shqiptare, Nexhmije Pagarusha
Avatar photo Elife Sherifi

Ka ndërruar jetë ikona e muzikës shqiptare, Nexhmie Pagarusha. Pagarusha ka ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare. Këngëtarja prej shumë vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj.

EkoHigjiena
  1. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

3.Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

4.Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi.

5.Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e Shkollës së Muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

6.Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7.Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim

8.Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.

9.Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.

10.E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku kishte filluar të bërtiste dhe të mos e lejonte të këndonte shqip. Ata i kanë kërkuar të këndonte në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.