Ushtrimet e duhura të kryera në mënyrën e duhura mund të jenë një mënyrë e mirë për të ulur dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, ijëve apo shpatullës. Për disa njerëz, ushtrimet e duhura mund të ndihmojnë ose anashkalojnë ndërhyrjet kirurgjikale.
Ndërsa ushtrimet janë të mira, ato funksionojnë vetëm nëse kryhen rregullisht. Dhe ndonjëherë pika më e vështirë është të fillosh. Ja katër hapa që do t’ju ndihmojnë në aktivitetin tuaj fizik.
Ndërtojeni kohën: anashkaloni gjysmë ore shfaqje të ndryshme televizive ose bëni ushtrime ndërsa shihni televizorin. Çohuni gjysmë ore më herët në ditë. Nëse nuk keni shumë punë, provoni një ecje 10-minutëshe ose ndajeni kohën për t’u stërvitur dhe bëjeni në mëngjes e në darkë.
Kini kujdes me rutinën e përditshme: Përdorni shkallët, dhe jo ashensorin. Kur lëvizni, zbrisni nga autobusin një ose dy stacione para se të mbërrini në shtëpi ose parkojeni makinën larg nga vendi i punës. Kur jeni duke folur në telefon, provoni të bëni disa zgjatje, rrotullohuni ose thjesht bëni ushtrime të thjeshta, si: ngritje në majë të gishtave, ulje-ngritje, përkulje. Për në punë përdorni biçikletën ose shkoni në këmbë. Kur jeni duke u marrë me çështje që janë jo larg punës tuaj, parkojeni makinën në një vend dhe pjesën tjetër bëjeni në këmbë.
Gjeni një mik/eshë që do të stërvitet me ju: stërvitja me një mik është e këndshme plus që jeni më pak i prirur për t’i anuluar takimet në momentin e fundit.
Jeni i kufizuar nga moti i keq dhe dita e shkurtër? Blini pajisje për t’u ushtruar në shtëpi, shkoni në një palestër ose ecni nga dyqanet deri në shtëpi.
Kur ju mungon motivimi, kujtojini vetes qëllimet që keni, planifikoni shpërblime të vogla, kërkojini një miku t’ju kontrollojë ose, në fund të fundit, mund të punoni me një trajner personal.