DYLON

Dhimbjet e kokës në mëngjes, çka duhet të dini?

Dhimbjet e kokës në mëngjes, çka duhet të dini?
Avatar photo Elife Sherifi

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën. Dhimbjet e kokës në mëngjes shpesh tingëllojnë të pakuptimta, për vetë faktin se trupi supozohet të ketë pushuar gjatë natës.

Atëherë, çfarë e shkakton dhimbjen e kokës në mëngjes?

Gjumë i Pamjaftueshëm

EkoHigjiena

Trupi ka nevojë për shtatë deri në tetë orë gjumë që të funksionojë siç duhet.Nëse flini më pak, atëherë ka diçka që nuk shkon dhe organizmin e kap paniku.

Hormonet arrijnë kulmin, bashkë me rrahjet e zemrës,tensionin e gjakut dhe stresin thonë ekspertët e sëmundjeve neurologjike. Një zgjidhje e shpejtë për këtë problem janë disa medikamente kundra dhimbjeve që funksionojnë menjëherë. Nëse mundeni përpiquni të dremisni për 20-30 minuta që t’i jepni mundësi trupit të funksionojë më mirë.

Gjumë i Tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet Hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta. Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz. Mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e Alkolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes. Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru. Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite. Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.