DYLON

Dhembjet e qafës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shkaqet e dhembjeve te qafës janë disa si shembull: traumat, problemet emocionale, lëvizjet dhe pozicioni i gabuar, problemet me kockat, dobësia e muskujve të qafës etj.

Shenjat kryesore të dhembjeve të qafës janë: Dhimbje koke, të vjella, humbje përqendrimi, humbje kujtese, marrje mendsh dhe të gjitha këto kur qafa tendoset, dy damarët kryesore (a.vertebralis) që e ushqejnë trurin tërhiqen duke mos dërguar oksigjenin e mjaftueshëm në tru.

EkoHigjiena

Diagnostifikimi bëhet me një Rentgen të thjesht ose në raste më të rënda rezonancë magnetike -MRI.

Mjekimi- Nëse është në hapat e parë, mjafton marrja e ilaçeve kundër dhimbjes ose e një miorelaksanti, aplikimi i ngrohtësisë, pushim në një vend të qetë dhe pa dritë.

Nëse problemi ka përparuar dhe ka dhimbje të vazhdueshme ose nëse e ka prekur edhe dorën (mpirje të duarve, gishtave) atëherë pacienti ka nevojë për rehabilitim fizik (Terapi fizikale).

Nëse bashkë me këtë kemi dhe ndonjë hernia diskale atëherë është i indikuar operimi i diskut intervertebral. /2L ONLINE/

Dr. Lavdrim Devaja – Ordinanca Specialistike “Medical Service Center”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.