DYLON

Dhëmbët e bardha ta zbukurojnë dhe shkëlqejnë buzëqeshjen

Avatar photo Redaksia

Por konsumimi i pjeve si kafeja, çaji apo pijet me gaz dhe sidomos duhani ndihmojnë në krijimin e njollave duke ndryshuar ngjyrën e dhëmbëve tuaja. Po jo vetëm trajtimet me laser apo dentisti mund t’ju ndihmojnë në zbardhimin e dhëmbëve, janë shumë prodhime, sidomos frutat, në shtëpinë tuaj që mund të na ndihmojnë në zbardhimin e dhëmbëve pa shumë kosto.

Molla dhe karrota janë të pasur me vitamina C dhe ndihmojnë në luftën me infeksionet e mishit të dhëmbëve.

EkoHigjiena

Luleshtrydhet përmbajnë enzimën malik, e cila gjendet dhe në përbërjen e pastëve për larjen e dhëmbëve. Merrni një luleshtrydhe dhe fërkojeni pas dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Ata ndihmojnë dhe në largimin e baktereve nga dhëmbët dhe goja.

Limoni dhe portokalli përmbajnë acid që ndihmojnë në zbardhimin e dhëmbëve. Limonin e kombinuar me kripë përdoreni për të larë dhëmbët për disa minuta por kujdes kjo përbërje nuk duhet përdorur më shumë se dy herë në javë, pasi dëmton zmaltin e dhëmbëve.

Sodë biokarbon, ndihmon shumë në zbardhjen e dhëmbëve por duhet treguar më shumë kujdes pasi mund të dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.