DYLON

Dezinsektimi i hapësirave publike nis nesër gjatë mbrëmjes dhe vazhdon tri ditë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do të bëjë dezinsektimin e hapësirave publike në qytet duke nisur nga nesër me 14 gusht për të vazhduar tri ditë në eliminim të insekteve, por poashtu apelon edhe për të marr masat e nevojshme nga bletarët në mbrojtje të bletëve.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie, Nexhat Hajrullahu, njofton të gjithë qytetarët lidhur me këtë aktivitet të kësaj drejtorie në eliminim të insekteve të ndryshme që janë penguese në jetën e qytetarëve.

EkoHigjiena

“Informojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit se me 14 gusht nga ora 20:00, do të nis dezinsektimi i hapësirave publike në qytetin e Gjilanit, për të eliminuar insektet e ndryshme që janë edhe pengesë për qytetarët gjatë mbrëmjes. Apeloj dhe kërkoj në të njejtën kohë nga bujqit, e posaçërisht bletarët që të marrin masat e nevojshme në mbrojtje të bletëve gjatë këtyre tri ditëve sa do të kryhet ky aktivitet, sepse mund të jetë i dëmshëm për bletët e tyre”, ka thënë në njoftimin e tij drejtori Hajrullahu. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.