Dezinsektimi hapësinor do të implementohet nga ekipi profesional i AgroGroup Faunafotoilustruese

Dezinsektimi hapësinor do të implementohet nga ekipi profesional i AgroGroup Fauna

Të enjtën fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në qytetin e Gjilanit. Kjo dhe fazat tjera do të implementohen nga ekipi profesional i AgroGroup Fauna, i cili i ka tashmë të gatshme të gjitha përgatitjet dhe kapacitetet e mjaftueshme për të operuar dhe realizuar këtë fazë.

Drejtuesit e kësaj Kompanie bëjnë me dije se dezinsektimi hapësinor i qytetit është një proces që kryhet çdo vit ku si për qëllim ka eliminimin e insekteve fluturuese. Insektet janë rrezikuese për bartje të sëmundjeve, prandaj me qëllim të parandalimit të rrezikimit të shëndetit të popullatës dhe sigurimit të kushteve për jetë më të qetë nga thumbimet e insekteve është e nevojshme të ndërmerret një aktivitet i tillë.

Faza e parë e projektit do të fillojë të realizohet më datë 20 qershor nga ora 20:00 dhe do të pasohet edhe me dy faza të tjera në muajt në vazhdim.

Preparatet që përdoren për këtë qëllim janë ekologjike me një veprim të shpejtë dhe efekte maksimale.

Operatori ekonomik që realizon këtë aksion AgroGroup Fauna në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë në Gjilan lusin të gjithë bletarët t’i mbajnë mbyllur bletët gjatë ditëve që kryhet faza e parë e dezinsektimit, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.

“Për detaje se cilat lagje do të spërkaten gjatë ditëve në vijim do të ju informojë operatori që kryen këtë shërbim për komunën e Gjilanit përmes mjeteve elektronike të informimit”, thuhet në njoftimin e Kompanisë AgroGroup Fauna.

KOMENTE