DYLON

Dezinfektohet edhe qendra për promovimin e vlerave The Bridge

Dezinfektohet edhe qendra për promovimin e vlerave The Bridge
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimit për marrjen e masave preventive kundër virusit corona nga ana e Qendrës Operative Emergjente në Gjilan, gjatë ditës është dezinfektuar edhe qendra për promovimin e vlerave, The Bridge.

Përfaqësuesit e kësaj Qendre kanë falëndëruar Komunën e Gjilanit për dezinfektimin e hapësirave të saj, ndërkaq janë shprehur të gatshëm ta mbështesin këtë komunë për ta përballuar këtë situatë.

“The Bridge” është pjesë e OJQ AGAPE, e cila erdhi në Kosovë në vitin 1999 si një organizatë për ndihmë dhe zhvillim, ndërsa në Gjilan është hapur në dhjetorin e vitit 2018.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.