DYLON

Dezinfektohen shkollat dhe institucionet parashkollore

Dezinfektohen shkollat dhe institucionet parashkollore
Avatar photo Redaksia

Nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, është bërë me dije se filluan me dezinfektimin e shkollave dhe institucioneve parashkollore në komunën te Gjilanit.

“Së bashku me ekipin fantastik po punojmë që të ofrojmë higjienë për nxënësit në radhë të parë, e rrjedhimisht edhe për mësimdhënësit e punëtorët e tjerë brenda objekteve shkollore”, thuhet në një njoftim të kësaj Drejtorie

EkoHigjiena

Bëhet e ditur se sot dhe nesër do të përfundohen 62 institucione arsimore, ku 3 prej tyre do dezinfektohen më vonë, për shkak të punimeve e renovimeve përbrenda shkollave.

“Edhe pse është fundjavë, ne jemi zotuar që përgjegjësia jonë për të ofruar shërbime do të realizohet. Punë të mira po bëjmë”, thuhet në njoftimin e DSHMS-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.