DYLON

Desinsektimi ndikues në uljen e rasteve të pickimeve nga rriqrat

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ndërkohë që viteve të mëparshme kemi pas numër më të madh të të pickuarve nga rriqrat , që për rrjedhojë ka shtuar numrin e të trajtuarve në Klinikat infektive e që fatkeqësisht ka pas rast që kanë përfunduar edhe me vdekshmëri, këtë vit përveç që nuk ka raste fatale është zvogëluar dukshëm numri i të pickuarve nga rriqrat. Edhe ata që janë prekur, pas trajtimit po janë në gjendje të mirë dhe nuk ka pas raste të manifestuara me sëmundje të rëndë që të ketë përfunduar fatalisht.

Kjo, për faktin që po kryhen me sukses fazat e parapara të dezinsektimit dhe se tani është duke u kryer edhe faza e katërtë e dezinsektimit të kafshëve nga AgroGroup Fauna në fshatrat e komunave të Malishevës, Rahovecit, Suharekës e Klinës, e ku sipas ekspertëve të Fauna-s, krejt kjo po bëhet me qëllim të parandalimit të rriqrave të cilat ushqehen me gjakun e kafshëve, por që pastaj paraqesin rrezik me rastin e pickimit të qytetarëve.

EkoHigjiena

Bashkim Kurti nga AgroGroup Fauna ka bërë të ditur se po vazhdon me sukses faza e katërtë e dezinfektimit, pasi rreziku nga rriqrat ende ekziston për shkak të motit me temperatura të lartë dhe rriqrat janë aktive akoma dhe se kjo po kryhet në 44 fshatra të komunës së Malishevës, 6 fshatra të komunës së Suharekës, 7 të Rahovecit dhe 13 të Klinës. /2L ONLINE/