DYLON

Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për UKZ-në, opozita (LDK-PDK) nuk merr pjesë

Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit për dhënien në shfrytëzim të pronës publike për UKZ-në, opozita (LDK-PDK) nuk merr pjesë
Avatar photo Redaksia

Ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit pasi opozita (LDK-PDK) nuk ka marr pjesë, e cila ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës, dhënien në shfrytëzim e pronës publike për 30 vite për Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur se me 11 asambleistë prezentë në sallë, nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni i ka propozuar kryesuesit Kadriu që të zhvillojnë sot një takim të përbashkët me shefat e grupeve të partive politike në Kuvend, ku pjesëmarrës do të jetë edhe rektori i këtij Universiteti, Artan Dërmaku, për t’u dakorduar për mënyrën se si duan ta ftojnë seancën.

Ai u ka bërë thirrje partive politike që ta miratojnë këtë vendim për të ardhmen e Universitetit “Kadri Zeka”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.