DYLON
Java e 29-të e Superligës së Kosovës në Futboll

Dështojnë edhe Drita edhe Gjilani

Dështojnë edhe Drita edhe Gjilani
Avatar photo Redaksia

Janë mbyllur ndeshjet e sotme të javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku edhe Drita edhe Gjilani, dy skuadra gjilanase që bëjnë gara në elitë ne futbollit kosovarë kanë dështuar.

Drita ka humbur si mysafire nga Drenica, e skuadra e Gjilani në terren të saj ka humbur nga Dukagjini, duke lëshuar kështu një rast të mirë, për pikë të reja e përforcim të synimeve drejt objektivave që i kanë vënë para vetës këto dy skuadra, veçmas pasi Ballkani që ndjekë Dritën ka humbur, ndërsa Prishtina një kundërshtar i drejtpërdrejt i Gjilanit për pozitën e tretë, ka  barazuar në këtë javë.

EkoHigjiena

Sidoqoftë, Drita ka humbur me rezultat minimal ndaj Drenicës (1:0), derisa Gjilani  – Dukagjini ka përfunduar me rezultat 2:3. Në ndeshjen tjetër Malisheva ka mundur Ballkanin 4:2.

Drita vazhdon të jetë në krye të tabelës me 54 pikë, Ballkani i dyti me 49, Prishtina e treta me  44, Malisheva e katërta me 43, dhe Gjilani i katërti po me 43 pikë, e kështu me radhë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.