DYLON

Dështoi seanca e jashtëzakonshme për rregulloren e orarit të punës, këshilltarët nuk dhanë nënshkrimet

Dështoi seanca e jashtëzakonshme për rregulloren e orarit të punës, këshilltarët nuk dhanë nënshkrimet
Avatar photo Redaksia

Grupi i këshilltarëve komunal që votuan kundër shtyrjes së pikës 2.2 për rregulloren e orarit të punës në territorin e Komunës së Gjilanit menjëherë pas seancës filluan angazhimin e tyre për një seancë të jashtëzakonshme ku do diskutohej e votohej kjo rregullore dhe filluan mbledhjen e nënshkrimeve.

Festa Shabani, në emër të grupit inicues,  ka bërë të ditur se seanca ishte parapa që të mbahej sot me datë 6 qershor në ora 10:00 mirëpo u pamundësua sepse nga 14 nënshkrime që duhej mbledhur, vetëm 9 këshilltarë u pajtuan që të mbahej seanca.

Sipas deklaratës së grupit inicues, LDK, VV, Nisma, një pjesë e PDK-së, AKR, etj nuk i dhanë nënshkrimet e tyre që të mbahej kjo seancë ku do vendosej për rregulloren e cila do favorizonte punëtorët e sektorit privat për të dielën pushim si dhe pushim në festa zyrtare dhe nene të tjera të rëndësishme, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

“Lidhjet e tyre me bizneset kanë më shumë rëndësi se të drejtat e punëtorëve. Sidoqoftë do shtjerrim mundësi të tjera që në seancën e rregullt të sillet në Kuvend dhe të kaloj kjo pikë”, ka  transmetuar qëndrimin e  përbashkët të grupit inciues, Festa Shabani..

Këshilltarët që dhanë nënshkrimet e tyre janë:
Festa Shabani-PSD
Arta Haziri- AAK
Ibish Ibishi- i pavarur
Mefail Januzi “Vatra”
Xhelal Hajrullahu- i pavarur
Isa Agushi-i pavarur
Erleta Osmani- PDK
Shefik Surdulli-PDK
Imrane Thaqi- PDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.