/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka thënë se është e çuditshme, dëshpëruese dhe që nuk mund as të logjikohet nga një njeri normal përpjekja e drejtuesve të shtetit të Kosovës që me çdo kusht ta miratojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi në versionin aktual, nga i cili Kosova humb mbi tetë mijë hektarë tokë.
Ja postimi i plotë i Hasanit në profilin e tij në FB:
Hashim pse ishe në Mal të Zi?
E çuditshme, dëshpëruese dhe që nuk mund as të logjikohet nga një njeri normal përpjekja e drejtuesve të shtetit të Kosovës që me çdo kusht ta miratojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi në versionin aktual, nga i cili Kosova humb mbi tetë mijë hektarë tokë.
Çmenduria e këtyre njerëzve shkon aq larg sa që vet presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi që të dalin me deklaratë në të cilën nuk do të pranojnë ta rinegociojnë marrëveshjen për demarkacionin.
Hashim, pavarësisht përpjekjeve tua që me çdo kusht ta kaloni këtë marrëveshje, ajo nuk kalon si e tillë.
E kemi thënë edhe më herët, Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë tokë për të ja falur askujt.
Ne nuk do të lejojmë që kjo marrëveshje të kaloj pa u rinegociuar dhe pa u përmirësuar gabimet që janë bërë në dëm të Kosovës. /2L ONLINE