DYLON

Dëshmorët nuk luftuan për interesa lokale e personale

Avatar photo Redaksia

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka mbajtur akademi përkujtimore për nderë të dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001.

Akademia ka filluar me homazhet e bërë tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht varri i dëshmorit të kombit, komandant Fatmir Ibishit duke vazhduar me homazhet në vendin e rënies  së tij në fshatin Konçul.

EkoHigjiena

Edmond Isufi, kryetar OVL-së së UÇPMB-së në Bujanoc i cili vlerësoi lartë sakrificën e ushtarëve që flijuan jetën dhe se  nuk është e lehtë të flasësh për veprën e dëshmorëve sepse ata kanë vendin më të lartë në mendjen e shoqërisë sonë, shkruna Portali Titulli.

“Dëshmorët e rënë dhe të gjithë pjesëtarët e  UÇPMB-së, luftuan për interes kombëtar dhe liri të plotë, ndërsa ne fatkeqësisht po gëzojmë një liri të pjesshme dhe se dëshmorët e gjithë ish pjesëtarët e UÇPMB-së nuk luftuan për interesa të vogla lokale e në shumë raste edhe personale”, deklaroi Edmond Isufi në akademinë përkujtimorë në Bujanoc.

Familjarë të dëshmorëve, ish luftëtar e veteran ishin mbledhur sot në sallën e vogël të shtëpisë së kulturën në Bujanoc për të përkujtuar dëshmorët e rënë dhe rikujtuar qëllimin e flijimit të tyre.

Jonuz Musliu, ish shefi politik i UÇPMB-së duke përkujtuar dëshmorët ritheksoi se gjendja e të drejtave në këtë rajon nuk është e  kënaqshme.

koncul fatmir isbihsi“Në kudaër të luftëtarëve vullnetarë kishin edhe nga Italia e Gjermania, ishte një luftë që kishte përqëllim realizimin e të drejtave shqiptare këtu, mirëpo fatkeqësisht jemi larg këtyre synimeve”, tha Musliu.

Gjatë këtij manifestimi përkujtimorë ishte  përgatitur edhe një program kulturorë dhe morën pjesë edhe përfaqësues të pushteti lokal e institucioneve fetare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.