Dëshmorët janë vlera sublime të cilët sollën lirinë që ne gëzojmë sot
“Sot me rastin e 26 vjetorit të rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit.
Përfaqësuesit e këtij subjekti që bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve thanë se “Dëshmorët janë vlera sublime të cilët sollën lirinë që ne gëzojmë sot”.
“Ata dhanë gjithçka dhe në fund jetën e ne sot duhet vetëm të përcjellim amanetin e tyre në vend. Ta zhvillojmë Gjilanin ashtu si e deshën”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE/
