Çmimi i parë për aktrim të dobët, përpjekje për një mashtrim të madh por nuk e hanë Shqiptarët këtë kokërr ulliri…
Nga Isak N. Bilalli
(2LONLINE) – Rrallë kujt mund ti ketë shkuar në mendje që pas gati një dekade e gjysmë heshtje e refuzim për të pranuar fajësinë mbi vrasjet, përdhunimet e masakrat e kryera në Kosovë, sot ndodh një e papritur, një thirrje e ndërgjegjes nga një kriminel ordiner, që ka vendosur të flas.
Kërkimfalja publike nga Çakalli Rashkoviq, vërtetoi që gjatë kësaj një dekade e gjysëm kohe reflektimi Rashkoviqi të jetë forca e vetme që del hapur dhe publikisht pranon fajësinë për veprat e kryera gjë që asnjë qeveri Serbe, deri më sot nuk kishte kurajon ta pranonte një realitet të tillë. Rashkoviqi është një dëshmi tjetër se qeveritë Serbe nga ’99 e tutje do të duhej me kohë të ndiqnin shembullin e kërkimfaljes dhe jo të mbanin lidhur me zinxhir të vërtetën përmes formave më të ulta, siç kane vepruar deri më tani. Ky rast është një dëshmi më shumë që në ADN-në e të gjithë Serbëve mbizotëron urrejtja dhe ndasia ndëretnike ndaj fqinjëve në vend se të reflektojnë në këtë kohë finalizim negociatash, të pranojnë realitetin ballkanik, ata vazhdojnë të funksionojnë me logjikën e vjetër të mbushur me urrejtje etnike, frustrime, skuthlliqe, intriga e prapaskena bllokimesh, siç kane vepruar historikisht.
Dalja publike e kriminelit Rashkoviq i shfaqur i rrezikuar nga populli i vet që i shërbeu me pietet nxori në sipërfaqe problemin e apologjisë që Kosovarët që nga fundi i luftës së ‘99 kanë kërkuar me ngulm ta dëgjojnë nga qeveritë serbe dhe nga populli Serb, por kjo asnjëherë nuk ka ndodhur. Kjo “statistikë” e promilizuar (me një person të vetëm) përfshirë tentativa apologjie të aty-këtushme me gjysëm zëri, vërtetojnë se qeveria Serbe sfidon realitetin e sotëm dhe tregon dorën e fortë Kim Jongane të saj që ka arritur suksesshëm të mbysë gjithë zërat që mund të flisnin mbi të bëmat e së kaluarës. Kjo situate në Serbi ka qenë e tillë dhe ngelet e pandryshuar sepse si qeveria dhe populli kanë qenë të një linje te njëjtë, ku kriminelët mbrohen, kërcënohen iu bëhet lavazh truri, dhe kur një Çakall si ky i sotëm flet hapur, që motivin kryesor e shpjegon si përgjigje ndaj kushtrimit të dhënë nga shteti por edhe dëshminë për genoncidë e shpjegon si përgjigje ndaj prokurorit të shtetit, i jep vulën që edhe shteti dhe individi kanë vepruar me vetëdije të plotë.
Dua të ndalem më shumë në zbërthimin dhe shtrirjen e analizës të cilat mund të jenë implikimet e intervistës në shoqërinë Kosovare, përderisa zotëria në fjalë i është drejtuar Kosovarëve, ndaj dhe çdokush nga ne ka të drejtë ti kthej xhevap.
Ata të cilet e kanë jetuar ’99-n me të dëgjuar “apologjinë” e këtij paramilitari të”penduar” për krimet e kryera në zonën e Dukagjinit natyrshëm janë pushtuar nga një përzierje ndjenjash,që më shumë ishin gërmishtje lëkure , dhe gjakosje e papritur e kësaj plage që sipërfaqësisht kishte shenjat e veta të dukshme, për të cilën personalisht nuk më kishte shkuar mendja që mund të sillte kaq hemoragji. Kur dëgjon një dëshmi të tillë, kthimi në ato vite të rënda vjen natyrshëm me shpejtësi marramendëse, dhe për shume çaste më dukej sikur isha prapë në lëkurën e viteve të luftës, dhe gjithçka që mendoja ishte një koncept ide për të reflektuar të kaluarën, mbi këtë rrëfim të papritur. Në mëndje më vërtiteshin më shumë se dy, tre koncepte që kishin ndërlidhje logjike por përfundimisht më duhej pak kohë të përtypja këtë kafshatë dhe të merrja veten për të reflektuar se çfarë pozicioni duhet të marrë çdo individ në rast të një “apologjie” të tille.
Është ky moment në jetë që me shpejtësinë e dritës, një shkëndijë si kjo të bën të sjellësh në kujtesë historinë e pashkruar që besoj çdo Kosovar e ka të ruajtur diku në sirtarët e arkivave personale, dhe kurrë nuk e harron.
Ajo që më la përshtypje është se protagonisti e kishte vrarë mendjen mjaftueshëm dhe me të drejtë e krahasonte eksodin e popullit shqiptar me vuajtjet e hebrenjve në Listën e Shindlerit në përshkrimin e skenave makabre që ishin bërë nga njësiti paramilitar serb “Çakejtë”, në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq të Pejës. Në gjykimin tim ky krahasim i përdorur ishte momenti i vetëm i shfaqjes së kërkimfaljes së sinqertë dhe se e gjithë pjesa tjetër ishte një lojë teatrale banale e tij, por pavarësisht këtij prostituimi publik, ky guxim publik i tij është për t’u përshëndetur.
Gjithësesi, të dëgjosh të vërtetën e thënë nga goja e një krimineli ordiner e gjakftohtë, duket se është sa bizare aq edhe mbresëlënëse sepse një gjë e tille dëgjohet për herë të parë dhe flitet hapur se çfarë kishin bërë Serbët ndaj popullit Shqiptar, edhe pse në rastin konkret pranimi i fajësisë nga ana e tij është kryekëput rezultat presioni, por aspak shfajësim qe buron nga ndërgjegjja e vrarë.
Përshkrimin që i bën Rashkoviqi qytetit të Pejës, me pauzat e tij teatrale duke u munduar t’i shtoj mëlmesa që për mua ishin patetike dhe fyese duke folur me nuanca përmallimi “paramendoni një qytet si Peja, qytet normal, qytet i te gjallëve, tregu punonte, shkolla gjithçka funksiononte”, kujtonte me “nostalgji” Berzhenikun e vëllazërim-bashkimit, ku jetonte gjyshja e tij dhe Rashkoviqi si trim i rrallë ishte futur me maske për te masakruar Shqiptare në lagjen e gjyshes së tij.
“zot ruajna se çfarë kemi bërë…”
Të gjitha çfarë u thanë më sipër janë fjalë boshe, por kjo e fundit … zot ruajna! është fjalia ku dua të ndalem. Do të ndalem dhe të ndaj me ju ditët e mija të para në Pejë, fill pas firmosjes së marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999, dhe të vë vulën asaj që pohon Çakalli, zot ruajna se çfare kishin bërë në Pejë…
Ishin pikërisht ato ditë kritike kur mbase me siguri ta kem takuar gjyshen Rashkoviq, dhe ta ndihmoja të linte shtëpinë e saj për tu strehuar në Patriarkanën e Pejës, apo edhe të kemi shkëmbyer shikime me Çakallin ai në ndonjë Picgauer ushtrie në ikje e sipër me ushtrinë Serbe dhe unë me ekipin e gazetarëve të Kanalit televiziv FOX News.
Qytetin e “bukur dhe normal” të Çakallit e gjeta totalisht të vdekur, mbaj mend që lëviznim me makine rrugicave të Pejës dhe nuk gjenim këmbë njeriu,vetëm shtëpi të vjedhura e të djegura dhe gjithçka të lënë shkret. Mbaj mend që në gjithë qytetin kemi takuar aty-këtu ndonjë plak në rrugë që pothuajse e kishin humbur orientimin fare dhe çdo përpjekje e gazetarëve për të mësuar rreth asaj çfarë kishin përjetuar përfundonte me pyetje se mos dinim gjë për njerëzit që janë tretur…
Atë që thotë Rashkoviqi, ruajna zot se çfarë kemi bërë, unë e kuptoj fare mire, sepse ato ditë i kam parë me sytë e mi rezultatet e kësaj pune të shkëlqyer të tij, por nuk mund ta kuptoj këtë krijese të gjorë që akoma e ka të mbjellur urrejtjen e ndasinë sepse qëllimshëm edhe në këtë situatë “nënshtrimi” fyen dhe ofendon njerëzit që i vrau, i dogji, i përdhunoi, i masakroi duke përdorur termin me konotacion përbuzës “Shqiptari” , “Arnauti” apo “Kosmet.”
Më intrigoi tej mase, momenti kulmor i intervistës ku protagonisti Rashkoviq e humb torruan dhe përfundimisht del nga skenari dhe heq maskën në përgjigje të insistimit të moderatores lidhur me shkakun, logjikën dhe arsyen për gjithë bëmat e tij, në të cilin rast aktori Rashkoviq, me demagogji shpërthen në sulm me tekstin e tij ”po më pyet pse, pse , pse? Çmenduri, çmenduri e kohës, çmenduri e luftës, çrregullim total. Vjen koha kur budallenjtë flasin, të mençurit heshtin e fukarenjtë pasurohen” më të cilin përfundon akti i pare dhe i duhet kohë të marrëe veten për vazhdimin…
Që ky ishte një aktrim i dobët i Çakallit më bind, mënyra se si thoshte më fal, nuk kisha dëgjuar kërkim falje më të akullt dhe pa asnjë lidhje emocionale me veprimet e kryera, edhe vetë intonacioni i shprehur në formë pyetjeje “çfarë të them? cfarë t’i them? Cfarë mund t’i them? … më fal???” lë shumë për të dëshiruar. A mjafton kjo apologji deklarative për vajzën nga Zahaqi së cilës iu masakrua e ëma? Dorën në zemër, kujtoj që këtu nuk kemi të bëjmë me kërkim falje dhe para së gjithash nuk është e pranueshme për askë të lejohet kaq shume dramacitet ,falsitet dhe diletantizëm në këtë monolog mbi historinë e çakejve.
Thelbi i gjithë çeshtjes është se ky njeri thotë se gjumin e bën rehat, por e vrasin dhe lëndojnë skenat qe ka parë gjatë luftës, për të cilën gjë nëse e marrim të mirëqenë versionin e dëshmisë së tij ku ai ndodhej “rastësisht” në cilësinë e spektatorit, gjithmonë krahas gjeneral Pavkovicit, Lazareviqit dhe pranë njësitit elitar paramilitar, çështja është se pse kërkon të falur ky njeri përderisa nuk i ka duart e lyera me gjak. Përderisa është i pafajshëm Çakalli Rashkoviq, nuk e gjykon askush pse i ka parë masakrat, nuk ka pse të kërkojë të ndez qirinj në secilin vend ku qenë në secilin lokacion ku janë kryer krime nga njësiti i tij, sepse këtë e kanë bërë shqiptarët për shqiptarët, i kanë varrosur e rivarrosur, kanë ndezur qirinj dhe kenë bërë dua tek zoti për shpirtrat e tyre që tash bashkëjetojnë me kënaqesitë e parajsës. Hileja qëndron në pjesën vijuese ku kjo krijesë e mjerë e quajtur Çakall apo Allçak, tenton përmes një “dëshmie” të shfajësohet plotësisht por edhe të marr rolin e një udhëheqësi vizionar e balancues duke kërkuar qe të ndez qirinj edhe para kafenesë Panda në Pejë ku është kryer krim ndaj popullit Serb.
Përpjekja për mashtrim realizuar shume dobët nga Rashkoviqi shpalosi para së gjithash instabilitetin psikologjik dhe të palarat e brendshme të këtij njësiti vrastar, dhe nga një analize e thjeshtë nga ajo qe çdokush i cili rezistonte Mrtvin, vritej prrrrr, prrrr siç dëshmonte vetë Rashkoviqi me gjakftohtësinë më të madhe, çeshtja është mos vallë, Mrtvi me çakejt e tij i kanë vrarë vetë Serbët e tyre para kafenesë Panda, apo ndonjë vëlla i gjallë a i vdekur i tij me shokë…
Të gjithë Rashkoviqet e Serbisë pa përjashtim duhej ta kishin kuptuar me kohë një herë e përgjithmonë që Shqiptaret nuk harrojnë kurrë atë se çfarë ka ndodhur dhe me kohë përpjekjet e tyre i kanë orientuar drejt krijimit të shtetit dhe forcimit të shtetit të tyre. Kosova dhe Kosovarët që nga përfundimi i luftës kane kërkuar nga Serbët dhe Serbia të pranojë realitetin e ri dhe ky pranim do të jepte shëndet më të mirë demokracisë së Serbisë por kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur, ndaj dhe më së paku sot Kosovarët kanë nevojë te dëgjojnë monolog të një diletanti një pseudo-aktori që nuk ka haber me asgjë, sepse edhe të gënjesh duhet pak mjeshtri, por me e rëndësishmja është se Shqiptarët kanë të vërteten qe është ilaçi i vetëm i gënjeshtrës prandaj “miku im Pejan” me këtë interviste dole lakuriq… /2LONLINE/