DYLON

Deshifrohen krijimet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit-2021” në prozë e poezi

Deshifrohen krijimet e konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit-2021” në prozë e poezi
Avatar photo Redaksia

Vlerësimi i jurisë së konkursit letrar “Lulëkuqet e Prillit”2021

Punimet e konkursit anonim letrar “LULËKUQET E PRILLIT” 2021, u bënë të njohura përmes autorëve dhe ato janë:

EkoHigjiena

1. Çmimi i parë, Monolog i pakryer, shifra “Gjergj ElezAlia”- Ramë Oraca

2. Çmimi i dytë, Gand, shifra “Vurratat”- Mehmetali Rexhepi

3. Çmimi i tretë, Vonë të del gjumi, shifra “Çelësi”-Hysen Këqiku

Në konkurs kanë arritur 13 tregime. Vlerësojmë se është ruajtur niveli i viteve të kaluara edhe për sa i përket sasisë e edhe për sa i përket cilësisë. Juria ka vendosur të shpërblehen tregimet:

1. Çmimi i parë, Ditëlindja, shifra “Ditëlindja”-Baki Krasniqi

2. Çmimi i dytë, Ajo, shifra “Pa shifër”- Drita Loshi

3. Çmimi i tretë, Maria, shifra “Mëkatarja” -Muhamet Halili

Janë eliminuar një poezi dhe një tregim për arsye se nuk u janë përmbajtur kritereve të konkursit. Te poezia në vend të shifrës është shënuar emri i autorit, ndërsa tregimi ka qenë më i gjatë se tri faqe, ndërkaq në konkurs ka qenë e caktuar deri në tri faqe me rreshta të rrallë.

Për botim në revistën letrare – kulturore “Nositi” propozohen poezitë:

:Po vij, shifra “Djepi”- Hysen Këqiku;

Kur jeton përjetësisht, shifra “Pranvera e përgjakur” ;- Tixhe Rexha

Evë, shifra “Lola1”; -Vlora Rexhaj-Morina

Nëse mundni, shifra “Dt.15.12.2019” -Adriatik Jaçe dhe

Shpresa si feniks, shifra “Në emër të Jetës” Marjeta Shatro Rrapaj

Po ashtu, për botim propozohen edhe tregimet:

Se desha mëmëdhenë, u bëra komit, shifra“Dt.03.04.2021”;- Adriatik Jaçe

Katër jetë për katërqind, shifra “Rrno për me tregue”;-Izet Abdyli

Kamerierja, shifra “Pëllumbi” Muhamet Halili dhe

Pritja, shifra “Magjia e pritjes” Zoica Gjola Popi.

Punimet e shpërblyera dhe punimet për botim do të botohen në revistën letrare NOSITI nr. 17.

Fituesve urime, të tjerëve suksese gjatë viteve të ardhshme!

Dardanë, më 20.05.2021

Juria:

  • Sulejman Dërmaku
  • Sinan Sadiku
  • Musa Ahmetaj
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.