DYLON

Deshifrohen fituesit e konkursit anonim letrar “Flaka e Janarit” 2019

Deshifrohen fituesit e konkursit anonim letrar “Flaka e Janarit” 2019
Avatar photo Redaksia

Dje, në orët e vona të pasdites në Gjilan, në orën e madhe letrare “PENA E FLAKËS”, në kuadër të Manifestimit Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit” 2019, Juria profesionale e konkursit anonim letrar, në përbërje, Agron Tufa, Linditë Ramushi Dushku dhe Emin Azemi, i bëri të ditura rezultatet e krijimeve të arritura në Prozë të shkurtër si dhe në poezi.

Agron Tufa, në emër të jurisë bëri të ditur se: Në poezi: Shpërblimi i parë i jepet poezisë: “Me knue me zojtë e malit”, shifra:“Arushat kërcejnë me def” Shpërblimi i dytë poezisë: “Teli i këputur i lahutës”, shifra: “Fluturimi i shqiponjës” Shpërblimi i tretë poezisë: “Kur ngarkoj vedin në çantën e shpinës”, shifra: “Lulebora” Në prozë: Shpërblimi i parë i jepet tregimit: “Vija e gjakut”, pa shifër Shpërblimi i dytë: “Lëngu i shpirtit”, shifra: “Ora e dielli” Shpërblimi i tretë: “Kërmijtë e vjeshtës”, shifra: “Ligatina”

Gjatë ditës së sotme, janë deshifruar të gjitha krijimet e shpërblyera.

EkoHigjiena

Poeti dhe publicisti nga Prishtina, Fadil Lepaja, del të jetë fitues i vendit të parë dhe i vendit të dytë për poezi.

Ndërsa, fituese e vendit të tretë për poezi, doli të jetë, poetja nga Shkodra, që jeton prej vitesh në Tiranë, Rozafë Shpuza, e cila, gjithashtu në konkurrimin e hapur në Orën e madhe letrare, me votat e vetë poetëve ( rrethi i dytë ) u shpall fituese e Çmimit “Pena e Flakës”.

Në tregim të shkurtër, fitues i vendit të parë, doli të jetë shkrimtari fierak që jeton në Tiranë, Odise Plaku, fitues i vendit të dytë, Linditë Doda nga Burreli, kurse vendin e tretë e zuri shkrimtari ferizajas, Afrim Demiri.

E njëjta Juri, propozoi për botim edhe disa nga poezitë si dhe nga tregimet e këtij konkursi, i cili u cilësua si mjaft i suksesshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.