DYLON

Dervishi: Përkrahen financiarisht klubet sportive të Komunës së Kamenicës

Dervishi: Përkrahen financiarisht klubet sportive të Komunës së Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi si dhe Nënkryetarja e Komunës, Arta Bajralija, kanë nënshkruar marrëveshjet me klubet sportive përfituese të mbështetjes financiare publike.

Sipas drejtorit Dervishi, kjo bëhet në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për zhvillimin e sportit dhe se përmes kësaj marrëveshje, klubet sportive do të kenë mundësi të realizojnë projektet dhe aktivitetet e planifikuara, duke kontribuar në avancimin e sportit dhe promovimin e vlerave sportive në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, Drejtori Afrim Dervishi, uroi të gjitha klubet përfituese duke treguar se kjo mbështetje financiare synon të ndihmojë klubet sportive në realizimin e aktiviteteve të tyre, promovimin e sportit dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve në aktivitete sportive.

‘’Komuna do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që ndikojnë në zhvillimin e sportit dhe mirëqenien e qytetarëve’’, theksoi në fund Drejtori Dervishi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.