DYLON

Deri të mërkurën nxehtë dhe deri 35 gradë Celsius

Avatar photo Redaksia

Kosova do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

EkoHigjiena

Pjesa qendrore dhe veriore e kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të shoqëruara me pak vranësira dhe kthjellime dominuese.

Sipas IHMK, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës nga 31-38 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të pësojë ulje ditën e mërkurë andaj ditët në vijim do të ketë edhe ulje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=35888

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.