Deri të hënën mot me diell e vranësira
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga sot e deri të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të herëpashershme.IHMK-ja parashikon se gjatë ditëve në vijim masat ajrore, të cilat do të defilojnë mbi Gadishullin Ballkanik do të jenë relativisht të ngrohta gjë që do të ndikojnë që temperaturat maksimale të shënojnë rritje për 3C deri 5C celsius gjatë ditëve në vijim.
Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu. Shtypja atmosferike do të bie dukshëm nën vlerat e normales. Temperaturat do të jenë në ngritje të lehta deri 7 gradë Celsius.
Edhe gjatë vikendit e kryesisht ditën e diele do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të herëpashershme të shiut e vende-vende këto reshje do të jenë të përziera edhe me borë, përderisa në viset malore do të bie vetëm borë.
Temperaturat maksimale nuk do të pësojnë zbritje të ndjeshme, por që nga nata e së dielës dhe fillimi i javës së ardhshme këto temperatura do të shënojnë zbritje për 3C deri 4C celsius.
